Aktualitet

Anëtari i KQZ-së i përgjigjet Vasilit: Nuk presim këshilla për ligjin nga një mjek

21 Maj 2019, 21:00 Nga DOSJA
Anëtari i KQZ-së i përgjigjet Vasilit: Nuk presim këshilla

TIRANË- Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi, ka reaguar pas deklartës së ish-kreut të grupit të LSI-së, Petrit Vasili, pasi ky i fundit e quante KQZ-në pas tërheqjes së kandidatëve të BD-së, si një gropë mbeturinash që riciklon plehrat e Ramës. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Skënderi shprehet se është shokuar nga gjuah e një doktori shkencash, ndërsa shton: “Zoti Vasili të jeni i bindur se jemi 4 juristë shumë të mirë,me integritet profesional dhe tek e fundit nuk presim këshilla për ligjin dhe zbatimin e tij nga një mjek”.

Sipas Skënderit, “Fatkeqësisht jetojmë në kohë moderne,ku mjeku bëhet Ministër Drejtësie,për shëndetin publik bën profesorin juristi,ku pa gjë të keq mund ta shash dhe denigrosh tjetrin vetëm pse bën detyrën ,vetëm për faktin e thjeshtë se kjo nuk të pëlqen”.

Postimi i plotë:

Dy fjalë për Doktor Vasilin!
Miq të mitë më lajmëruan që Doktor Vasili paska bërë një status në FB ku kritikon KQZ dhe në vecanti 4 nga antarët e saj!U bëra kurioz dhe lexova reagimin e tij!Parimisht nuk e kam zakon të merem me asnjeri që shpreh mendime për punën time.Por një fakt më bëri ti shkruaj keto 5 rrjeshta.Doktor Vasili ka qenë antar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në vitin e largët 1992.Me një gjuhë që nuk i shkon për shtat nje doktori shkencash te doktoruar ne Itali,me ofeza publike dhe insituata dashakeqe, u shokova nga deklarata e tij!
Zoti Vasili të jeni i bindur se jemi 4 juristë shumë të mirë,me integritet profesional dhe tek e fundit nuk presim këshilla për ligjin dhe zbatimin e tij nga një mjek!Eshtë njëlloj sikur tu bëj unë leksione juve për mjekësinë!
Fatkeqësisht jetojmë në kohë moderne,ku mjeku bëhet Ministër Drejtësie,për shëndetin publik bën profesorin juristi,ku pa gjë të keq mund ta shash dhe denigrosh tjetrin vetëm pse bën detyrën ,vetëm për faktin e thjeshtë se kjo nuk të pëlqen!
Do bëj me përkushtim të plotë atë detyrë që më ngarkon ligji ,zhvillimin dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike,atë detyrë për të cilin më paguajnë pagën taksapaguesit shqiptarë!

Vasili hodhi akuza ndaj KQZ-së lidhur me regjistrimin dhe çregjistrimin e kandidatëve, ndërsa tha se nuk i verifikon fare.

Kujtojmë se vetëm ditën e djeshme u tërhoqën 22 kandidatë të Bindjes Demokratike. Ndërkohë që ditën e shtunë u tërhoq nga gara për kryetar bashkie, Dejvis Hebibasi.

Lidhur me tërheqjen e tij, pjesëtari i BD-së Fabian Topollaj akuzoi se shkak ishin presionet nga kandidati i PS-së.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar skënderi kqz petrit vasili bledar skënderi kqz petrit vasili

Sondazh

Poll