Aktualitet

SMS dhe telefonata nga qelia, dënohet me 1 vit burg ish-anëtari i bandës së Gaxhait, shqetësonte një vajzë me mesazhe të

21 Maj 2021, 16:10 Nga DOSJA
SMS dhe telefonata nga qelia, dënohet me 1 vit burg ish-anëtari i

PEQIN– Edmond Leskaj, ish-anëtari i bandës së Gaxhait (Gazmend Braka) në Vlorë, i cili është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh në burgun e Peqinit, është dënuar dhe me një vit shtesë për futjen e një celulari në qeli. Gazetari Elton Qyno shkruan se Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin për shtimin e këtij dënimi për Leskajn, disa muaj pasi i është gjetur celulari në qeli.

Leskaj, ish-anëtar i bandës së “Gaxhait” në Vlorë, është zbuluar se komunikonte me një vajzë me inicialet E.Gj, e cila kohët e fundit kishte shfaqur shqetësime, duke mos pranuar të bisedonte më me të, për arsye që ende nuk dihen. Vajza ka vendosur ta denoncojë Leskajn, duke qenë se ky i fundit vijonte ta telefononte dhe t’i shkruante.

Policia e burgjeve ka kryer verifikime dhe ka dalë në përfundimin se personi që e shqetësonte ishte pikërisht Leskaj. Pas kontrolleve të vazhdueshme në qelinë e tij, është gjetur dhe aparati celular i llojit “Samsung”, që tashmë është në duart e autoriteteve. Mesazhet dhe thirrjet telefonike u bënë pjesë e dosjes hetimore që sollën dënimin e Leskajn.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banda e gaxhait denohet ish-anetari i gaxhait edmond leskaj gazmend braka banda e gaxhait denohet ish-anetari i gaxhait edmond leskaj gazmend braka

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2021, 12:32

TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku një grup prej 5 personash përdhunuan një të mitur 15-vje&c...