Aktualitet

KAS jep rezultatet përfundimtare të rinumërimit në Berat, PD dhe LSI: Procesi i njëanshëm, do i shkojmë deri në fund!

21 Maj 2021, 16:02 Nga DOSJA
KAS jep rezultatet përfundimtare të rinumërimit në Berat, PD

TIRANË–  Komisioni i Ankesave dhe Sanksionave ka dhënë rezultatin përfundimtar pas rinumërimit të 114 kutive në qarkun e Beratit. 

Sipas rezultatit të dhënë në mbledhjen e KAS, LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota, Partia Socialiste ka humbur 20 vota, ndërsa PD-AN ka humbur 9 vota. 

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, dhe i Lëvizjes Socialiste u shprehën se për ta procesi ka qenë i padrejtë dhe i njëanshëm.  Për përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Eridian Salianji, procesi ishte i rregullt dhe sipas tij, PS mbështeti kërkesën e bërë nga LSI për hapjen e kutive, por rezultati është i qartë dhe në qarkun e Beratit nuk ka pasur vjedhje të votive.

Përfaqsuesi i LSI:

Procesi zgjedhor në Berat ka qenë i parregullt. Kërkoj një hetim të thellë administrative nga ana juaj. Duhet të mbani qëndrim objektiv lidhur me këtë situatë paligjshmërie. Një subject ka marrë më shumë ota sesa votues, ndërsa LSI i janë vjedhur votat. 

Përfaqësuesi i PD:

Për ne nuk ka pasur proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë. Shqyrtimi i sotëm është kërkesë për rezultat, provat nuk u morën parasysh.  Kemi mbështetur çdo kërkesë. Jemi për hetim dhe do i shkojmë deri në fund të kërkesës për parregullsi të procesit zgjedhor.

Përfaqësuesi i PS:

Ne mbështetëm kërkesën për hapjen e kutive, duke qenë të bindur sesi janë fituar votat. Unë e shpreha qartë që mandati nuk do ndryshonte, për arsye se ka qenë proces i rregullt. Ndryshime ka pasur në mënyrën e rivlerësimit të votës. Standartet e vlefshmërisë së votës kanë ndryshuar. Rivlerësimi që bërët pas 114 kutive, nxorri 15 vota plus për LSi. Shpallët 20 vota të pavlefshme për ne dhe 19 për PD. Këtu nuk ka pasur vjedhje votash. Rivlerësimi juaj i ka bërë nga të vlefshme në të pavlefshme, Kto janë gabime të ndodhura gjatë procesit, por që vulosën se procesi në Berat është transparent. Vullneti IiLSI u miratua nga KAS për hapjen e kutive, por ky rezultat nuk lëvizi mandatin. Kërkoj të miratojmë rezultatet finale.

Lajmi Kryesor: Mbyllet me debate të forta rinumërimi 114 kutive në Berat, LSI rikuperon 15 vota, nuk merr dot mandatin, PS dhe PD dalin me minus! Logu: Vëzhuesja e PS-së duhet të ishte në burg, kërcënoi me jetë një nga tanët (Pritet shqyrtimi i pamjeve)

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kas 21 maj 2021 kas 21 maj 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2021, 12:32

TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku një grup prej 5 personash përdhunuan një të mitur 15-vje&c...