Aktualitet

Kallëzimi ndaj Dorian Tolës për certifikatën e Cakajt, Prokuroria: S’ka asnjë procedim penal për të

21 Maj 2019, 16:09 Nga DOSJA
Kallëzimi ndaj Dorian Tolës për certifikatën e Cakajt,

Mos dekretimi i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, ka shkaktuar përpara disa muajsh një sërë reagimesh, ndërsa dhënia e çertifikatës së sigurisë brenda 24 orëve për të nga drejtori i DSIK Dorian Tola, u përfol gjerësisht se ishte në kundërshtim me ligjin.

Madje për këtë arsye, “Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë”, depozitoi në Prokurori një kallëzim penal për shpërdorim të rëndë detyre nga ana e Tolës sipas njoftimit që bënë ata vetë. 

Lidhur me këtë çështje Fax News dhe Faxweb.al kanë siguruar një dokument të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë drejtuar Dorian Tolës.

Në këtë dokument thuhet se në përgjigje të kërkesës së drejtorit të DSIK-së depozituar në Prokurori, nuk rezulton të jetë regjistruar ndonjë procedim penal në ngarkim të tij.

Marrë nga FaxWeb

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet certifikata e sigurise dorian tola dsik gent cakaj ministri i jashtëm certifikata e sigurise dorian tola dsik gent cakaj ministri i jashtëm

Sondazh

Poll