‘Nuk dija gjë…’/ Djali iu kap 123 mijë paund në furgonin nga Anglia, flet babai: E mora vesh nga mediat, kjo është rr
20 Maj 2021, 12:23Nga DOSJA
TIRANË– Babai i shoferit 21-vjeçar të arrestuar dje nga policia pas kapjes së një sasie prej 123 mijë e 460 paundësh dhe 280 stërlinash ka folur për mediat duke mohuar që djali i tij të kishte dijeni për to.
Për “BalkanWeb”, Shkëlqim Sefolli tha se djali kishte rreth një muaj që kishte nisur punë si shofer duke drejtuar mjetin nga Porti i Durrësit deri në Itali dhe anasjelltas.
PJESË NGA INTERVISTA:
Sa kohë ka që djali juaj Olsi punon në shërbimin postar Shqipëri-Angli?
Olsi ka rreth një muaj. Mund të jetë rruga e pestë ose e gjashtë.
Si e keni mësuar dje arrestimin e djalit tuaj?
Nëpërmjet kazanëve mediatike, një pjese të portaleve të papërgjegjshëm të cilët i fryjnë me ato shifra të cilat nuk janë aspak të vërteta. Me kontaktet që pata dhe me avokatin, i cili ka biseduar me djalin nuk janë asnjë nga ato që shkruajnë nëpër portale.
Si është e vërteta?
Çuni merrte furgonin këtu deri në Itali, merrte tjetrin e sillte këtej, kaq.
Ka qenë ndonjëherë në Angli?
Jo nuk ka qenë.
Si funksiononte, furgonin që ka ardhur dje në Torino kush e solli?
Është një shofer kompanie, nuk e di.
Çfarë kërkese keni ju si prind?
Kam kërkesë këto portalet mos t’i fryjnë sepse po na dëmtojnë shumë. Të kenë kujdes me ato çka japin.
A keni mundur ju të kontaktoni me djalin, çfarë ka thënë deri tani?
Nëpërmjet avokatit kemi kontaktuar. Djali thjesht ka ndërruar furgonët asgjë tjetër. Djali ka mbaruar shkollën elektrike dhe ka punuar elektrike. S’ka pas punë stabël.
Ju vetë, familja juaj me çfarë të ardhurash jetoni?
Me të ardhura, punoj. Me të ardhurat që na ndihmojnë emigrantët, vëllezërit që kemi jashtë. Djali nuk ka pasur asnjë lloj dijenie për paratë që ishin fshehur.
Olsi Sefolli u prangos dje pasi akuzohet për veprat penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Raportimi fillestar ishte se në furgon u gjetën 1 milionë paund britanik dhe se paratë ishin të një personi me influencë por pas numërimit, shuma rezultoi se ishte vetëm 123 mijë paundë, por sërish “pa destinacion”.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Ergys Malja, 15-vjeçari i cili kishte dijeni për vrasjen e Endri Mustafës është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Shkodrës. Në sallë...
LEZHË– Kryeplaku i fshatit Tarazh në Mirditë ku ndodhi ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçareje ka treguar se familja e vajzës ishte në kus...
TIRANË– Ka nisur seanca e parë gjyqësore për 5 personat që akuzohen për abuzimin seksual ndaj një adoleshenteje, në Tarazh të Mirditës.Autorët janë sjellë ...
TIRANË– Ditën e sotme është dhënë masa gjykim i shkurtuar për Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së Klodian Rashës. Me këtë vendim...
TIRANË- Gjykata e Tiranës kërkoi ndihmën e policisë për të gjetur adresën e ish-ambasadorit shqiptar në Itali, përgjatë viteve 1984-1991, Luftar Malia dhe ...
Aktualitet20 Maj 2021, 10:56
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim për mediat ditën e sotme, ku shprehen se po punohet me kapacitet të plotë për zgjidhjen e çështje...