Përdhunuan në grup 15-vjeçaren në Lezhë/ Me forca të shumta sigurie, sillen në Gjykatë 5 autorët
20 Maj 2021, 11:22Nga DOSJA
TIRANË– Ka nisur seanca e parë gjyqësore për 5 personat që akuzohen për abuzimin seksual ndaj një adoleshenteje, në Tarazh të Mirditës.
Autorët janë sjellë në Gjykatë me forca të shumta sigurie. Personat e arrestuar janë Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe shtetasi i mitur Adrian Gjikolaj.
Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nik Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.
Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ditën e sotme është dhënë masa gjykim i shkurtuar për Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së Klodian Rashës. Me këtë vendim...
TIRANË- Gjykata e Tiranës kërkoi ndihmën e policisë për të gjetur adresën e ish-ambasadorit shqiptar në Itali, përgjatë viteve 1984-1991, Luftar Malia dhe ...
Aktualitet20 Maj 2021, 10:56
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim për mediat ditën e sotme, ku shprehen se po punohet me kapacitet të plotë për zgjidhjen e çështje...
TIRANE- Një tjetër detaj është zbuluar pas vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa në qytetin e Shkodrës. Sot në gjykatë, bashkëshortja e Mustafës, Ingrid M...
TIRANË– Alfred Shehu, prokurori i Elbasanit, njëherazi personi që ka në dorë hetimin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit e ka kaluar me sukses Vettingun. K...
TIRANË- Selman Balla, 55 vjeç u arrestua mbrëmjen e djeshme si i shpallur ndërkombëtar pasi është i dënuar me 11 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e P...
SHKODËR– Një javë më parë, Endri Mustafa, i sapokthyer në Shqipëri, u nxorr nga banesa për t’u ekzekutuar në zonën e Livadheve. Sot, dy të arrestuarit e ve...
TIRANË– Vendimi për ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën do të jepet ditën e sotme në orën 13:30. Gjatë seancës së sotme, e cila nisi pak minuta më parë ish...