Përdhunimi në grup i të miturës, kryeplaku i fshatit në Mirditë: Familja është e varfër, abuzuesit kanë shfrytëzuar r
20 Maj 2021, 11:22Nga DOSJA
LEZHË– Kryeplaku i fshatit Tarazh në Mirditë ku ndodhi ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçareje ka treguar se familja e vajzës ishte në kushte të vështira ekonomike.
Ai ka folur për emisionin “Me zemër të hapur”, ku ka thënë se familja e vajzës është e vuajtur dhe e varfër dhe se autorët kanë përfituar nga kjo arsyeja. Sipas tij, e mitura nuk ka qenë e lidhur me 17-vjeçarin dhe nuk ka qenë vazjë problematike në shkollë.
“Familje e vuajtur me fukarenj por është familje e mirë e respektuar. Mendoj që kjo ngjarje ka ndodhur se familja ka qenë e varfër. këta njerëz që kanë bërë abuzimin kanë shfrytëzuar rastin, e kanë gënjyer duke qenë se është e varfër. Për mua është gënjeshtër që 17-vjeçari ka qenë i lidhur me vajzën. Mësuesja më ka thënë që vajza nuk ka pasur asnjë problem. Nuk ka munguar asnjë ditë në shkollë. Nuk kam parë asnjë lloj veprimi që të vihen në dyshim këta njerëz”, deklaroi kryeplaku.
Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nik Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.
Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.
TIRANË– Ka nisur seanca e parë gjyqësore për 5 personat që akuzohen për abuzimin seksual ndaj një adoleshenteje, në Tarazh të Mirditës.Autorët janë sjellë ...
TIRANË– Ditën e sotme është dhënë masa gjykim i shkurtuar për Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së Klodian Rashës. Me këtë vendim...
TIRANË- Gjykata e Tiranës kërkoi ndihmën e policisë për të gjetur adresën e ish-ambasadorit shqiptar në Itali, përgjatë viteve 1984-1991, Luftar Malia dhe ...
Aktualitet20 Maj 2021, 10:56
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim për mediat ditën e sotme, ku shprehen se po punohet me kapacitet të plotë për zgjidhjen e çështje...
TIRANE- Një tjetër detaj është zbuluar pas vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa në qytetin e Shkodrës. Sot në gjykatë, bashkëshortja e Mustafës, Ingrid M...
TIRANË– Alfred Shehu, prokurori i Elbasanit, njëherazi personi që ka në dorë hetimin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit e ka kaluar me sukses Vettingun. K...
TIRANË- Selman Balla, 55 vjeç u arrestua mbrëmjen e djeshme si i shpallur ndërkombëtar pasi është i dënuar me 11 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e P...
SHKODËR– Një javë më parë, Endri Mustafa, i sapokthyer në Shqipëri, u nxorr nga banesa për t’u ekzekutuar në zonën e Livadheve. Sot, dy të arrestuarit e ve...