Kërkohet ish-ambasadori shqiptar në Itali/ Mijëra euro në llogari, u hetua për pastrim parash, çështja s’mbyllet pa
TIRANË- Gjykata e Tiranës kërkoi ndihmën e policisë për të gjetur adresën e ish-ambasadorit shqiptar në Itali, përgjatë viteve 1984-1991, Luftar Malia dhe familjes së tij, sa kohë ata kanë qenë nën hetim për pastrim parash. Hetimi është pushuar, pasi sipas prokurorisë së Tiranës, vepra penale nuk ekziston.
Hetimi pesë vjeçar, që angazhoi edhe zyrën kombëtare të Interpolit, për të verifikuar transaksionet e një çifti napolitan, u mbyll pas sqarimit të burimit të dërgesave, që u dyshuan nga autoritetet shqiptare si pastrim parash. Në dy raste, u konstatua se llogarinë e Angelo Frascino, ish-diplomati Malia, si person i autorizuar për të kryer veprime, tërheq shumën ‘cash’ prej 491 dollarësh dhe në rastin e dytë, në llogarinë e së bijës, një shtetas italian transferon 420 mijë euro, ku 75 përqind tërhiqet ‘cash’ ose u transferohen në llogari të tjera.
Por, hetimet provuan se çifti italian që ndërroi jetë në vitin 2007, kishte lënë testament për vajzën e ish-diplomatit duke i lënë trashëgimi një shtëpi në Napoli dhe që pas vdekjes së tyre ishte kthyer në mollë sherri e për këtë arsye ajo e kishte shitur.
Hetimet provuan se Interpoli i ktheu përgjigje prokurorisë, duke konfirmuar se Angelo Frascino, i denoncuar për evazion fiskal, në vitin 1983 në Itali, më pas nuk ishte dënuar nga drejtësia italiane. Gjatë hetimit në Shqipëri , ish-diplomati Malia, gjatë dëshmive këmbënguli se e njohu italianin gjatë detyrës mbasi e kishte shënuar emrin si mik i shqiptarëve dhe se madje kishte dashur t’i birësonte vajzën. Më pas, Malia sqaron dhe investimet e çiftit Italian, që bleu 10 mijë metra katrorë truall, që më pas e shitën.
Ish-diplomati shton në dëshminë, që TCH disponon se “Angelo Frascino kërkonte të jetonte në Shqipëri, pasi në Napoli nuk ndihej i sigurt, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe ne vijimësi, për shkak të presioneve të mafias napolitane. Pas vdekjes së, tij unë nuk kam pasur më kontakt me të afërmit e tij”, shprehet Malia, në dëshminë që i bashkangjitet provave, ku hetimi mbyllet, pasi prokuroria nuk gjeti prova të pastrimit të parave.
Në të gjitha letërpërgjigjjet, e përcjella nga komisariatet e Tiranës, i thuhet gjykatës se në adresat që ka deklaruar vete ish-diplomati , nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Gjykata e ka të pamundur të shqyrtoje kërkesën e pushimit të çështjes, sa kohë adresa e ish-diplomatit, gruas dhe vajzave të çiftit, nuk është gjetur ende.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
“Është pritë, mos dil”/ Zbulohet çfarë i tha e ëma Endri Mustafës para vrasjes: Ruaju prej Ergysit, është fëmijë
TIRANE- Një tjetër detaj është zbuluar pas vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa në qytetin e Shkodrës. Sot në gjykatë, bashkëshortja e Mustafës, Ingrid M...
Kalon me sukses “rrjetën” e Vettingut, prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu! Ka në dorë hetimin e vrasjes së Pjer
TIRANË– Alfred Shehu, prokurori i Elbasanit, njëherazi personi që ka në dorë hetimin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit e ka kaluar me sukses Vettingun. K...
Konflikti me kompaninë për pronësinë e tokës/ 67-vjeçari nga Mirdita tenton të vrasë punonjësin (EMRAT
MIRDITË– Një 67-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi tentoi të vriste një nga punonjësit e kompanisë që kryente punime në aksin rrugor Rr...
I dërgonte foto e videot e tij nudo, 24-vjeçari nga Tirana e pëson keq, “u fiksua” me turisten nga Arabia Saudite
TIRANË- Një denoncim i një vajze 25-vjeçare nga Arabia Saudite ka sjellë arrestimin e të riut 24-vjeçar, J.Meta, me akuzën e ngacmimit seksua...
Dhunoi për vdekje pronarin dhe shërbëtoren rumune, pse Italia kërkon ekstradimin me ngulm të Selman Ballës (NGJARJA)
TIRANË- Selman Balla, 55 vjeç u arrestua mbrëmjen e djeshme si i shpallur ndërkombëtar pasi është i dënuar me 11 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e P...
Vrasja e Endri Mustafës/ Edison Arrazi s’ka lidhje me ngjarje, i mituri Ergys Malja “zbërthehet” para Gjykatës: Ibrahim
SHKODËR– Një javë më parë, Endri Mustafa, i sapokthyer në Shqipëri, u nxorr nga banesa për t’u ekzekutuar në zonën e Livadheve. Sot, dy të arrestuarit e ve...
Avokati i Adriatik Llallës: Çështja është e stisur! Mori lekë borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua
TIRANË– Vendimi për ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën do të jepet ditën e sotme në orën 13:30. Gjatë seancës së sotme, e cila nisi pak minuta më parë ish...
Përdhunuan në grup 15-vjeçaren në Lezhë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 5 autorët! 31-vjeçari shantazhoi të miturën me
TIRANË- 5 të akuzuarit për përdhunimin në grup të adoleshentes 15-vjeçare në fshatin Tarash në zonën e Mirditës janë lënë në burg.Pas nismës që ka p...
“Mos më vrit se Pash Zotin kam fëmijë”, zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit që akuzohet se nxorri në pritë Endri Mustafë
SHKODER– Ergys Malja, 15-vjeçari i arrestuar në Shkodër dhe i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës, akuzon si autorin e vrasjes 27-vje&cc...