Kishte dijeni për ngjarjen/ Vrasja e Mustafës, lihet në burg 15-vjeçari Ergys Malja
20 Maj 2021, 11:35Nga DOSJA
SHKODËR– Ergys Malja, 15-vjeçari i cili kishte dijeni për vrasjen e Endri Mustafës është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Shkodrës. Në sallën e gjyqit, i mituri nuk ka thënë asnjë fjalë. Ai është lënë në burg pasi ka qënë një nga personat që kishte dijeni për vrasjen. Ibrahim Liçi është personi i shpallur në kërkim, i cili sipas të miturit kishte armë me vete dhe qëlloi ndaj viktimës.
Si ndodhi vrasja?
Trupi i pajetë i Endri Mustafës u zbulua më 17 maj, 3 ditë pasi familja e tij e kishte denoncuar si të zhdukur. Mustafa u gjet në zonën e Livadheve, i masakruar dhe me një plumb në gojë. Trupi i tij ishte tërhequr zvarrë për disa metra, ndërsa autori kryesor i vrasjes deri më tani sipas Policisë së Shtetit është Ibrahim Lici, 27 vjeç. Ai është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa akuzohet se më herët ka vrarë dy vëllezërit Brahim dhe Astrit Bilali.
Por pse u vra Mustafa?
Viktima është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës. Ai është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale që prej vitit 2009 kur ishte dënuar për plagosje dhe dyshimet kryesore të autoriteteve janë se ai është vrarë për shkak të luftës mes bandave në Shkodër dhe faktit se ai njihej nga autori si “ushtari” i familjes Bilali. Por edhe pse Ibrahim Lici akuzohet nga policia si vrasës, i ati duke ndjekur rregullat e fqinjësisë ka shkuar për ngushëllim te familja e të ndjerit, në një situatë të pazakontë ku edhe gruaja e Mustafës e ka hequr fajin nga 27-vjeçari.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË– Kryeplaku i fshatit Tarazh në Mirditë ku ndodhi ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçareje ka treguar se familja e vajzës ishte në kus...
TIRANË– Ka nisur seanca e parë gjyqësore për 5 personat që akuzohen për abuzimin seksual ndaj një adoleshenteje, në Tarazh të Mirditës.Autorët janë sjellë ...
TIRANË– Ditën e sotme është dhënë masa gjykim i shkurtuar për Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së Klodian Rashës. Me këtë vendim...
TIRANË- Gjykata e Tiranës kërkoi ndihmën e policisë për të gjetur adresën e ish-ambasadorit shqiptar në Itali, përgjatë viteve 1984-1991, Luftar Malia dhe ...
Aktualitet20 Maj 2021, 10:56
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim për mediat ditën e sotme, ku shprehen se po punohet me kapacitet të plotë për zgjidhjen e çështje...
TIRANE- Një tjetër detaj është zbuluar pas vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa në qytetin e Shkodrës. Sot në gjykatë, bashkëshortja e Mustafës, Ingrid M...
TIRANË– Alfred Shehu, prokurori i Elbasanit, njëherazi personi që ka në dorë hetimin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit e ka kaluar me sukses Vettingun. K...