Aktualitet

U përdhunua në grup nga 5 persona, nëna tregon si është gjendja e të miturës, thirrje autoriteteve: Mos i falni autorët!

20 Maj 2021, 11:58 Nga DOSJA
U përdhunua në grup nga 5 persona, nëna tregon si është

LEZHË– Nëna e 15-vjeçares që u përdhunua nga 5 persona, ka treguar sesi është gjendja e vajzës së mitur.

Në një lidhje telefonike  “Me zemër të hapur”, nëna ka treguar se vajza ishte në një qendër për të marrë kujdesin e duhur pas dramës së madhe ku u përfshi. Sipas saj, gjendja e vajzës së saj paraqitet pak më e stabilizuar. Nëna e vajzës i bëri thirrje autoritetebe që të dënojnë 5 autorët dhe mos t’i falin për asnjë arsyeje.

Situata është më e normalizuar. Kam folur me vajzën. Më ka thënë se e ndjen veten më të lehtësuar. Kur flas pak, duket se është më e lehtësuar. E ka pasur shumë të rëndë që të lehtësohet gjendja e saj në ato kushte ku kishte. Jo për kushtet familjare, por në kushtet ku kishte rënë. Kërkoj nga ana juaj drejtësi, mos të falet asgjë. Të vihet ligji në fuqi dhe mos të ketë falje. Kërkoj nga shteti të më mbrojë vajzën. Mos të ketë shanse që të ata të telefonojnë, të mos falen. Jam e tronditur. Jam bërë për psikologe”, -tha me zërin duke u ngashëryer nëna.

Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nik Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.

Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Të akuzuarit  për përdhunimin në grup të adoleshentes 15-vjeçare, Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe Adrian Gjikola, 17 vjeç pritet të tregojnë sot në gjykatë sesi ka ndodhur abuzimi i tyre me të miturën. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adrian gjikola albert molla artan kacorri ermal tarazhi nike lleshi perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe adrian gjikola albert molla artan kacorri ermal tarazhi nike lleshi perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2021, 10:56

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim për mediat ditën e sotme, ku shprehen se po punohet me kapacitet të plotë për zgjidhjen e çështje...