Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës/ Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Nevaldo Hajdaraj

20 Maj 2021, 11:20 Nga DOSJA
I akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës/ Gjykata pranon gjykim të

TIRANË– Ditën e sotme është dhënë masa gjykim i shkurtuar për Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së Klodian Rashës. Me këtë vendim, një e treta e dënimit do të zbritet.

Hajdaraj me kërkesë të mbrojtësve të tij ka kërkuar edhe ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes e dashje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Seanca e pretencës do të jetë më 3 qershor.

Sipas prokurorisë, Nevaldo Hajdaraj e ka kryer krimin me dashje dhe për këtë ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes ne kapërcimin kufijve te mbrojtjes së nevojshme, akuzë për të cilën ai kërkon të gjykohet. Ndërsa hetimet zbuluan se vrasja është me dashje dhe mund te evitohej.

Për këtë ngjarje solli edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe u shkaktuan protesta për ditë me radhë në disa qytete të Shqipërisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hajdëraj klodian rasha nevaldo hajdëraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2021, 10:56

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim për mediat ditën e sotme, ku shprehen se po punohet me kapacitet të plotë për zgjidhjen e çështje...