Aktualitet

U arrestua për vrasjen e Endri Mustafës, Edison Arrazi s’ka lidhje me ngjarjen! Burg për kanabis, i vëllai: Ai po flinte g

20 Maj 2021, 08:14 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e Endri Mustafës, Edison Arrazi s’ka

SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Edison Arrazi, i cili u arrestua pas vrasjes së Endri Mustafës. Por mësohet se 26-vjeçari është arrestuar vetëm 282 gr kanabis dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafës. Kjo pasi 26-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi në një magazinë në Shkodër.


Jashtë Gjykatës, vëllai i tij Ergys Arrazi tha për mediat se i arrestuari nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën.

“Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton Policia e Shtetit që e dyshon vetëm për droge. Vëllai në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë,”- tha vëllai i Edison Arrazit.

Përveç 26-vjeçarit, në pranga për vrasjen e 32-vjeçarit Mustafa “ra” edhe i mituri Ergys Malja. Gruaja e të ndjerit, Ingrid Mustafa deklaroi se i mituri ia ka nxjerrë në pritë të shoqin. Ndërsa në kërkim është shpallur Ibrahim Lici. 

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Endri Mustafës/ Edison Arrazi s’ka lidhje me ngjarje, i mituri Ergys Malja “zbërthehet” para Gjykatës: Ibrahim Lici e qëlloi me armë dhe i tha “Qofsh i xhenetit”

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet endri mustafa vritet endri mustafa endri mustafa vritet endri mustafa

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2021, 07:09

RINAS– Një armë zjarri është gjetur e hedhur pranë zonës së RInasit. Efektivë të Policisë së Shtetit kanë vënë re se në rrotullimin e aeroportit është pikasur n...