Aktualitet

Zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar! 2 vite burg për Adriatik Llallën, ish-kryeprokurorit i konfiskohet pasuria, s’mund

20 Maj 2021, 08:31 Nga DOSJA
Zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar! 2 vite burg për

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur që Llalla të mos mbajë për 5 vite poste publike. Ndërsa po ashtu sekuestro i është vendosur edhe pasurisë së tij. Vendimi i GJKKO do të shkojë në Apel, i cili ose do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ose do të marrë një vendim të ri.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Llallës, Sokol Hazizaj është shprehur se e gjithë çështja është një farsë, duke shtuar më tej se klienti i tij ka marrë dhe para borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua. Ai shtoi se klienti i tij, mori lekë borxh për të ikur në Gjermani gjatë kohës kur u kërcënua, ndërsa shtoi se tokat janë blerë me kontrata noteriale. 

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka përmbyllur edhe fazën e gjykimit nga e para në 5 seanca. Gjyqi ndaj tij u kthye në pikën e fillimit më 16 prill, ku u revokua kërkesa e tij për gjykim të shkurtuar dhe pritet të nisë gjykim i zakonshëm.

Por pse akuzohet Adriatik Llalla?

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018,  komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla denohet adriatik llalla adriatik llalla denohet adriatik llalla

Sondazh

Poll