Politike

Shpallja non-grata e Berishës, Boçi e krahason me Krishtin: I ngarkuan kryqin më të rëndë drejt Golgotës, pa e ditur se p

19 Maj 2021, 19:30 Nga DOSJA
Shpallja non-grata e Berishës, Boçi e krahason me Krishtin: I

TIRANË– Deputeti i zgjedhur Luçiano Boçi e ka krahasuar me Krishtin ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin sot SHBA-të e shpallën non-grata. Në një reagim në faqen e tij në Facebook, Boçi shkruan se edhe Krishtit i ngarkuan kryqin më të rëndë drejt Golgotës, pa e ditur se po e ngrinin drejt përjetësisë.

Sipas Boçit, ata që humbën ishin të Perandorisë, ndërsa përkohësisht ‘fituan’ dhe ‘fërkuan duart’ farisenjtë, duke nënkuptuar këtu reagimet e maxhorancës. 

“Dhe Krishtit i ngarkuan kryqin më të rëndë drejt Golgotës, pa e ditur se po e ngrinin drejt përjetësisë. Ata që e dënuan ishin mëkëmbës të Perandorisë së kohës. Ata folën po ashtu në emër të ligjit dhe bashkëpunuan me farisenjtë vendas. Ajo që humbi historikisht ishte Perandoria. Ata që fituan përkohësisht dhe fërkuan duart për momentin ishin farisenjtë,”- shkruan Boçi.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luciano boci sali berisha shpallet non-grata luciano boci sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll