Politike

Shtatë orë heshtje! Pse nuk ndihet kryeministri Edi Rama pas vendimit të DASH, Amerika i mbylli derën Berishës, kreu i qeve

19 Maj 2021, 18:49 Nga DOSJA
Shtatë orë heshtje! Pse nuk ndihet kryeministri Edi Rama pas vendimit

TIRANË– Ndërkohë që politika është ‘ndezur’ në reagime të forta pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbyllën derën ish-kryeministrit Sali Berisha, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka thënë ende asnjë fjalë.

Në disa postime në rrjetet sociale, Rama ka vijuar rutinën e tij të përditshme, duke treguar se Shqipëria po rilind, por për Berishën, të cilin e ka quajtur dhe ‘lider’, vijon të heshtë.

Numri një i socialistëve është ‘përfaqësuar’ nga Taulant Balla dhe zëvendësi i tij Erion Braçe, por vetë ende nuk ka reaguar për këtë vendim që shënon një ‘njollë’ të zezë mbi kurrizin e paraardhësit të tij.

Rama doli bashkë me Kushin që të nderonte mësuesit për punën e bërë online, por sërish çështja e ‘nxehtë’ e ditës, nuk u cek prej tij. Përse po hesht Rama?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama sali berisha shpallet non-grata edi rama sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll