Politike

Berisha u shpall non-grata! Peka: Vendim që i hap rrugë bashkëqeverisjes, po shkojmë drejt regjimit parti-shtet

19 Maj 2021, 18:32 Nga DOSJA
Berisha u shpall non-grata! Peka: Vendim që i hap rrugë

TIRANË– Gazetari Çlirim Peka ka deklaruar se Shqipëria po shkon drejt regjimit parti-shtet, pas vendimit të shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i mbylli sot derën ish-kryeministrit Sali Berisha. 

I ftuar në studion e lajmeve në Syri.net, Peka tha se ky vendim i hap rrugë një bashkëqeverisjeje. Peka shtoi më tej se SHBA-të nuk kanë shpallur non-grata as Ramiz Alinë e as Nexhmije Hoxhën, gruan e ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Ne po shkojmë drejt regjimit parti-shtet. Qëllimi final është bashkëqeverisja. Amerikanët po i japin më shumë rëndësi stabilokracisë. Duan një qeveri që nuk u thotë për asgjë dhe njerëz pa profil të lartë. Kjo është një hapje rruge ndaj bashkëqeverisjes. SHBA nuk ka shpallur non-grata as Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën”, tha Peka.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike çim peka sali berisha shpallet non-grata çim peka sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll