Politike

SHBA shpalli Sali Berishën non-grata, reagon Tritan Shehu: Miku më pro-amerikan që kam njohur, ka kontribuar në 30-vite demo

19 Maj 2021, 17:15 Nga DOSJA
SHBA shpalli Sali Berishën non-grata, reagon Tritan Shehu: Miku më

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Berisha është miku më pro-amerikan që ai ka njohur. Ai shton se Berisha ka kontribuar gjatë përiudhës 30-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, teksa krahas shkrimit ka vendosur foto të hershme të ish-kryeministrit.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Gjate gjithe periudhes 30 vjecare te demokracise ne vendin tone, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udheheqesi me pro amerikan dhe pro perendimor qe kam njohur, kane qene e do te jene thelbesore dhe te padiskutueshme.
Ky vizion properendimor i tij na ka qartesuar ne perpjekjet tona per integrim, shoqeri te lire, drejtesi e mireqenie.
Dhe do te jete e vlefshme deri ne arritjen e aspirates sone “e duam Shqiperine si gjithe Europa”….

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha shpallet non-grata tritan shehu sali berisha shpallet non-grata tritan shehu

Sondazh

Poll