Politike

Mediat ndërkombëtare i japin jehonë vendimit të DASH për Berishën: E futi në listën e zezë, është përfshirë në kor

19 Maj 2021, 16:32 Nga DOSJA
Mediat ndërkombëtare i japin jehonë vendimit të DASH

TIRANË– Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur ‘non-grata’ ish kryeministrin Sali Berisha. “ABCNews, “usnews”, “Houstonchronicle”, “Europeanëesternbalkans”, “Timesofindia”, “Barrons”, “Balkaninsight” shkrujanë për vendimin e bujshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit që futi në ‘listën e zezë’ Berishën.

“Departamenti i Shtetit i SH.B.A. të Mërkurën caktoi ish presidentin dhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha “persona non grata”, së bashku me gruan, djalin dhe vajzën e tij, “për përfshirje në veprime korruptive”. Berisha është shqiptari i katërt që shtohet në listën e njerëzve të padëshiruar në SH.B.A. pas ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ish-kryetari i Partisë Socialiste Vangjush Dako dhe kreu aktual i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,”- shkruan BalkaniInsight.

“Përcaktimet e Departamentit të Shtetit përdoren për të identifikuar zyrtarisht individët që qeveria amerikane i konsideron të korruptuar ose shkelës të të drejtave të njeriut dhe për të ndaluar hyrjen e tyre dhe anëtarëve të familjes së tyre të ngushtë në Shtetet e Bashkuara,”- shkruan Barrons.

“Përcaktimet e Departamentit të Shtetit përdoren për të identifikuar zyrtarisht individët që qeveria amerikane i konsideron të korruptuar ose shkelës të të drejtave të njeriut dhe për të ndaluar hyrjen e tyre dhe anëtarëve të familjes së tyre të ngushtë në Shtetet e Bashkuara,”- shton më tej Times of India.

Reagimet nuk kanë munguar as nga mediat serbe.

“Një deklaratë e nënshkruar nga Blinken u postua gjithashtu në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, duke pretenduar se Berisha, si Kryeministri i Shqipërisë, ishte “përfshirë” në keqpërdorimin e fondeve publike, si dhe duke ndikuar në proceset publike duke përfshirë përdorimin e energjisë për përfitimet e tij dhe pasurimin e interesave të tij politikë, aleatët dhe anëtarët e familjes, në dëm të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë,”- shkruan Novosti.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha shpallet non-grata sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Politike 19 Maj 2021, 14:13

TIRANË– Avokati Spartak Ngjela e ka konsideruar të drejtë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata familjen e ish-kryem...