Politike

Berisha u shpall non-grata, Julian Deda pyet Blinken: Çfarë të bëri të ndryshosh mendim? Regjimet e egra gjithmonë i hedhi

19 Maj 2021, 16:56 Nga DOSJA
Berisha u shpall non-grata, Julian Deda pyet Blinken: Çfarë të

TIRANË– Julian Deda është shprehur i zhgënjyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata dhe ufut në listën e zezë të DASH. Në një postim në rrjetet sociale, Deda shkruan se regjimet e egra gjithmonë kanë tentuar t’i hedhin benzinë zjarrit.

“Historikisht keshtu kane vepruar regjimet e egra, gjithmone kane tentuar t’i hedhin benzine zjarrit,”- shkuan Deda.

Në një tjetër status, Deda pyet Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken se çfarë e bëri të ndryshojë mendim për Berishën, pasi në vitin 2009 e ka vlerësuar për punën e bërë gjatë qeverisjes së tij kundër krimit të organizuar.

“Çfare e beri Tonin te ndryshoje mendim…?”- shton Deda.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike julian deda sali berisha shpallet non-grata julian deda sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll