Politike

20 marrin certifikata! Rama nderon mësuesit për punën online, i zhgënjyer nga drejtorët e nëndrejtorët: Nuk janë zgjedhu

19 Maj 2021, 17:23 Nga DOSJA
20 marrin certifikata! Rama nderon mësuesit për punën online, i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur i zhgënjyer për drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave në vendin tonë, për të cilët tha se nuk janë në të njëtin nivel me ata të shteteve të tjera të rajonit të Ballkanit e të Europës. Në fjalën e tij përballë mësuesve, 20 prej të cilëve u shpërndau edhe certifikata mirënjohjeje për punën e bërë në “RTSH shkollë”, kanal ky që ju dedikua nxënësve dhe mundësoi përballimin e një procesi mësimor gjatë periudhës së pandemisë.

Vetë Rama tha se për certifikatat janë përzgjedhur 20 persona nga Ministria e Arsimit, por kur tu shpërndahet shpërblimi fiannciar nga Ministria e Financave nuk do të ketë ndasi, pasi do të bëhet për të gjithë.

“I ka përzgjedhur Ministria ta dini. Por kur t’ju japim lekët, se ministria nuk ka lekë, i ka ajo e financave, ta dini që nuk do të ketë ndasi. Respekt i çmuar për mësuesit që dhanë mësim në kohë pandemie, sfiduan çdo vështirësi. U jam falënderues dhe gjithë shoqëria po ashtu falënderon ata mësues, që kanë punuar ditë e natë dhe janë vënë në dispozicion të nxënësve. Kjo ishte punë që iu shërbeu edhe shumë mësuesve dhe mësueseve. Sot që po dalim nga tuneli i pandemisë dhe puna është bërë me kaq shumë ritëm e efikasitet. Ne jemi përballur prej vitesh me fenomenin shqetësues të shkollave kolektive. Mësimi online nuk e zëvendëson dot mësimin e drejtpërdrejtë. Por, patjetër që mësimi online është lojë e shtuar,”- tha Rama.

Por, pjesa ku u ndal më shumë kreu i qeverisë ishte tek emërimi i drejtorëve dhe nëndrejtorëve të shkollave. Rama ia ngarkoi si përgjegjësi Ministrisë së Arsimit që paralelisht me procesin e edukimit në vazhdim të drejtorëve përmes shkollave të drejtorëve të bëjnë detyrën e tyre që të mos lejojnë që drejtorët e shkollave të jenë nomenklaturë e deputetëve dhe kryetarëve të bashkive.

Ai tha se portal për përzgjedhjen e mësuesve ka ardhur si një rrufe për pushtetin pasi tradita sipas tij, ishte që të ndaheshin vendet e punës mes atyre që merrnin pushtetin.

“Ngado të rrotullohemi kemi nevojë ta çojmë në tjetër nivel menaxhimin e shkollave. Po të krahasojmë nivelin e mësuesve mesatar me nivelin mesatar të drejtorëve të shkollave proporcioni është shumë i zhdrejtë. Kemi mësues dhe mësuese që pa asnjë gajle mund ti vendosim në të njëjtin nivel me mësues në vendet e Rajonit dhe Evropës dhe kujt thotë jo unë i them të shikojë progresin e nxënësve shqiptarë. Nëse kjo nuk mjafton të shikojë se nxënësit e mirë që dalin nga duart tuaja dhe shkojnë jashtë shtetit nuk janë aspak më pak të armatosur me dije sesa bashkëmoshatarët e tyre. Nxënësit që dalin nga gjimnazet tona qëndrojnë në kategoritë më larta të vlerësimit, janë nxënësit tuaj.

Nëse ne krahasojmë me të njëjtën masë drejtuesit e shkollave tona me drejtuesit e shkollave europiane atëherë nuk jemi në të njëjtin nivel, në këtë drejtim kemi filluar një përpjekje, që është shkolla e drejtorëve. Na duhet që të njëjtën gjë që bëjmë me mësuesit të bëjmë edhe me drejtorët. Nëse mësuesit sot zgjidhen në bazë të meritës, drejtorët jo! Nëndrejtorët jo e jo, se i njihni vetë. Është përgjegjësi e Ministres që paralelisht me procesin e edukimit në vazhdim të drejtorëve përmes shkollave të drejtorëve të bëjnë detyrën e tyre që të mos lejojnë që drejtorët e shkollave të jenë nomenklaturë e deputetëve dhe kryetarëve të bashkive. Portali ishe një rrufe mbi kokën e të gjithëve, tradita dihej, kush merr pushtetin ndahen edhe vendet e punës për mësuesit. Debati ishte me disa deputetë që ishin më të zëshëm që kjo na zhvesh ne nga autoriteti dhe përgjigjja ime ishte ata mësues që juve i fusni nëpër shkolla për arsyet tuaja do t’ja jepnit fëmijëve tuaj? Kurrën e kurrës! Atëherë kjo nuk diskutohet, kështu ne kemi shpëtuar arsimin nga mësuesit që vijnë pa lidhje,”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti edhe njëherë premtimin e bërë më herët për të rritur pagat e mësuesve me 40 përqind, brenda këtij mandati. Kreu i qeverisë shtoi se synimi është që gjuha angleze të jetë pjesë e lëndëve mësimore qysh në klasë të parë.

“Do të fusim anglishten qysh në klasën e parë, është e rëndësishme që të bëjmë t gjithë përpjekjet që anglishtja të bëhet gjuha e dytë, shqipja dhe anglishtja duhet të jenë dy gjuhë të cilat ambicia jonë duhet të jetë që fëmijët e Shqipërisë të mund ti përdorin më së miri për nevojat e tyre, edhe kjo është një sfidë. Është një nga ato risitë që i duhen Shqipërisë dhe fëmijëve.

Rritja e pagave për ju 40 përqind do i qëndrojmë deri në fund brenda këtij mandati. Mësuesit sot punojnë në kushte shumë më të mira, por ka edhe shkolla që kanë nevojë të rindërtohen. Nxënësve t’ju japim më shumë zeje dhe të ushtrohen, për të pasur një zanat në të ardhmen. Ne do të fusim anglishten që në klasën e parë. Këtë e bëjmë, që shqipja dhe anglishtja të jenë dy gjuhë, që të njihen nga fëmijët e Shqipërisë. Kemi mësues që janë më mirë se edhe drejtorët. Të njëjtën gjë që bëjmëë me mësuesit, të bëjmë edhe me drejtorët. Drejtorët nuk duhet të jenë monoklaturë e deputetëve dhe kryetarëve të bashkive,”- tha Rama.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi shprehu bindjen se mësuesit e angazhuar në regjistrimet e lëndëve ia kanë dalë me shumë sukses në misionin fisnik për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të arsimit parauniversitar në ndjekjen e procesit mësimor gjatë periudhës së pandemisë.

“Ne si Ministri e Arsimit, Sportit dhe Rinisë jemi më se të vendosur që së bashku me strukturat tona të angazhohemi akoma më shumë, për ta pasuruar dhe zhvilluar më tej kanalin ‘RTSH Shkollë’ me programe argëtuese dhe kreative në dobi të nxënësve,”- ka theksuar ndër të tjera në fjalën e saj Kushi.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama 19 maj 2021 rama per drejtoret e shkollave edi rama rama 19 maj 2021 rama per drejtoret e shkollave

Sondazh

Poll