Politike

“Nuk isha i informuar për dorëheqjen”, Kaçaj tregon ‘gënjeshtrën’ e Patozit

21 Maj 2019, 15:09 Nga DOSJA
“Nuk isha i informuar për dorëheqjen”, Kaçaj tregon

TIRANË- Salvador Kacaj, ish-kandidati i partisë Bindja Demokratike e themeluar nga ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, ka treguar disa detaje nga dorëheqja e tij. Sipas tij, Astrit Patozi nuk ka thënë të vërtetën se nuk e ka lajmëruar për largimin nga gara para se ta publikonte vendimin.

“Para se të marr vendimin që të bëj dorëheqjen me shkrim unë e kam njoftuar paraprakisht z.Patozi. Është krejtësisht ndryshe”, – tha Kaçaj në emisionin Top Talk.

Po ashtu ai tregoi se ka qenë Patozi ai që i ka kërkuar që të kandidojë për Bindjen Demokratike.

“Ai ka qenë personi që më ka kontaktuar dhe unë kam pranuar vetë me kërkesën e tij. Kjo nuk është se përbën ndonjë problem, pasi unë kam shkuar atje me vetëdije dhe i qartë, por e pashë që është e pamundur të zhvillohet kjo garë më 30 qershor”, – tha ai.

Salvador Kacaj, u u largua një ditë më parë nga gara për Lezhën. Ai tha se nuk do të jetë fasadë për rikthimin e sistemit njëpartiak, ndërsa bën thirrje për të mbështetur kërkesat e opozitës. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi kaçaj përgënjeshtron patozin salvador kacaj salvador kacaj tërhiqet nga gara astrit patozi kaçaj përgënjeshtron patozin salvador kacaj salvador kacaj tërhiqet nga gara

Sondazh

Poll