Politike

Meta pret zv.kryeministrin e Kosovës: Keni merituar prej kohësh heqjen e vizave

21 Maj 2019, 13:35 Nga DOSJA
Meta pret zv.kryeministrin e Kosovës: Keni merituar prej kohësh heqjen

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka pritur ditën e sotme në një takim zv.kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limajn.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti i republikës, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në këtë takim është njohur me dakordësinë e arritur dje në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në një sërë marrëveshjesh. Sipas tij, këto marrëveshje do të forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Sipas Metës, “Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret”.

Postimi i plotë:

Takim i përzemërt me Zv/Kryeministrin e Kosovës, z.Fatmir Limaj, i cili më njohu me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.
Vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në Kosovë.
Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret.
Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë.?????

Takimi mes dy dretuesve të lartë vjen një ditë pas mbledhjeve të dy qeverive ku veç të tjerave është diskutuar edhe për heqjen e tarifës së roaming, mesh Shqipërisë e Kosovës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir limaj ilir meta fatmir limaj ilir meta

Sondazh

Poll