Politike

‘Kriza’/ Ministri gjerman Roth: Aksionet e opozitës, të papranueshme. Pengojnë çeljen e negociatave

21 Maj 2019, 13:52 Nga DOSJA
‘Kriza’/ Ministri gjerman Roth: Aksionet e opozitës, të

GJERMANI- Ministri Gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth në një intervistë për “Der Spiegel” ka folur lidhur me situatën në Balkan, duke mos lënë pa përmendur edhe krizën politike në Shqipëri.

I pyetur nëse protestat e organizuara nga opozita ndikojnë në procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, ministri gjerman u shpreh se aktet e muajve të fundit janë të papranueshme dhe të rrezikshme.

Pjesë nga intervista:

Spiegel: Në Shqipëri, opozita po demonstron kundër korrupsionit në qeveri. A përbëjnë këto rrezik për fillimin e negociatave të anëtarësimit?

Michael Roth: Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqiperia ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Ndërsa opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne protesta gjermani hapja e negociatave per shqiperine michael roth protestat e opozites dhuna ne protesta gjermani hapja e negociatave per shqiperine michael roth protestat e opozites

Sondazh

Poll