Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LEZHË- Kandidati i Partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj, është tërhequr nga kandidimi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai, me anë të një letre dërguar KQZ-së, ku shprehet se propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 qershor e vlerësoi si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës, por se disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve, e kanë nxitur që të rishikojë vendimin.
Ai shprehet se nuk do të lejojë që ai të jetë si fasadë, për të kthyer Shqipërinë në një regjim partiak.
“Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë“, shkruan Kacaj, ndërsa shton, se “beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë”.
Letra e plotë:
NJOFTIM MBI TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI
Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe politike kam qenë pjesë e shumë garave, shumicën e tij të cilave i kam fituar. Edhe propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësova si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës.
Disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve më kanë nxitur të rishikoj vendimin për të qenë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit nën siglën e Bindjes Demokratike.
U jam mirënjohës qytetarëve dhe miqve të vërtetë që më bënë të kuptoj se ajo ku kisha pranuar të hyja nuk ishte një garë e vërtetë, por farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.
Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë.
Jo gjithmonë kam përkrahur vendimet politike të Partisë Demokratike, por gjykoj se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë. Kjo e bën sot Partinë Demokratike të vetmen alternativë që përfaqëson realisht vlerat europiane.
Për këto arsye, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, duke iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës për mbrojtjen e demokracisë deri në fitore.
Me respekt, Salvador KAÇAJ
Kujtojmë se dy ditë më parë nga gara është tërhequr edhe Devi Hebibasi, kandidat për Bashkinë e Skraparit. Lajmi u bë i ditur nga Fabian Topollaj, i cili tha se kjo ka ardhur për shkak të presioneve të bërë në adresë të Hebibasit. (Lexo këtu)
Partia Bindja Demokratike publikoi pasa disa ditësh 25 kandidatët e saj për bashkitë, ndërsa më herët është shprehur se nuk do të ketë kandidatë në ato bashki ku do të jenë persona të pavarur, por do të mbështesë ata. Sot KQZ regjistroi kandidatët e partisë së Astrit Patozit, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhje. (Lexo këtu)
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Regjistrimi i kandidatëve të Partisë Bindja Demokratike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka futur në sherr përfaqësuesit e PD dhe PS në Komisi...
TIRANË- Deputeti atipik, Kujtim Gjuzi, ka befasuar të gjithë edhe sot. Në një kohë kur KQZ po diskutonte në lidhje me regjistrimin ose jo të Bindjes Demokr...
Dorëzim pushteti apo pushtet tej të majtës dhe të djathtës?Pas propozimit të një prej anëtarëve të grupit të zjarrit të 21 janarit për kryebashkiak nga PS; pas ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një porosi të qartë të gjithë deputetëve të Partisë Socialiste, se zgjedhjet nuk do të shtyhen. Ai ka sulmuar dh...
Tiranë- Ditën e premte humbi jetën në Durrës një elektricist pasi ra në në kontakt me rrymën elektrike. (lexo këtu)Ish-kryeministri ka denoncuar se OSHEE ka lë...
TIRANE- Një nga qytetaret e pranishme në takimin e Ramës me bashkëqeverisjen, e ka nisur fjalën e saj duke i thurur elozhe kryeministrit.Gruaja pensioniste, e q...
TIRANË- Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetet sociale, një foto nga një orë mësimi në gjimnazin “Abaz Shehu” në Tepelenë. Tema e mësimit ka q...
TIRANË- Partia Socialiste ka mbeldhur sot Grupin Parlamentar, ku mbledhja është ndrejtuar nga kryeministri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë ta...
Tiranë– Media e njohur “Die Presse” ka publikuar një ditë më parë një shkrim për presidentin Ilir Meta në lidhje me videon-skandalin me Dritan Priftin.Në këtë s...
TIRANE- Një nga qytetaret e pranishme në takimin e Ramës me bashkëqeverisjen, e ka nisur fjalën e saj duke i thurur elozhe kryeministrit.Gruaja pensioniste, e q...