Aktualitet

“Pakësohen” paratë! Përfundon numërimi, në furgonin që erdhi nga Anglia u gjetën 124 mijë paund dhe 200 stërlina sk

19 Maj 2021, 18:00 Nga DOSJA
“Pakësohen” paratë! Përfundon numërimi, në

DURRËS– Ka përfunduar numërimi i parave që u gjetën dhe u sekuestruan në portin e Durrësit. Ndryshe nga çfarë u raportua më herët se ishin sekuestruar 1 milion paund, paratë duket se janë ‘pakësuar’ pas numërimit.

Mësohet se në furgonin e llojit ‘Mercedez Benz’ me targa angleze që erdhi nga Britania e Madhe janë gjetur konkretisht 124 mijë paund dhe 200 stërlina skoceze (që këmbëhen me afërsisht 143 lekë). Në t0tal janë gjetur 176 milionë e 180 mijë lekë të vjetra.

Për paratë e gjetur është ndaluar shoferi i furgonit që erdhi nga Britania e madhe, Olsi Sefolli. Ai ka thënë se nuk kishte dijeni mbi paratë e gjetura, por që bën vetëm transportimin e mallrave. 

LAJM KRYESOR: Të ndara sipas porosive, sekuestrohen mbi 100 mijë paund në portin e Durrësit, erdhën me furgon nga Anglia dhe i prisnin grupet e ‘shtëpive të barit’, ndalohet shoferi: Nuk di asgjë, transportoj mallra

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet olsi sefolli sekuestrohen mbi 100 mije paund ne durres olsi sefolli sekuestrohen mbi 100 mije paund ne durres

Sondazh

Poll