Aktualitet

Pas një viti e gjysëm arrestohet në Hollandë Mirion Nuredini, 40 vjeçari qëlloi Ervin Karafilin duke e lënë të vdekur p

19 Maj 2021, 15:21 Nga DOSJA
Pas një viti e gjysëm arrestohet në Hollandë Mirion

ITALI– Grupi hetimor i karabinierëve të Veronës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar Mirion Nuredini, 40 vjeç nga krimi në Isola Rizza i ndodhur një vit e gjysëm më parë më 28 nëntor 2019, në rrugën Corte Casalino i cili qëlloi me pistoletë kundër shqiptarit Ervin Karafilit i cili mbeti i vdekur në vend.

Sipas mediave italiane, karabinierët në bashkëpunim me policinë holandeze, kanë gjurmuar e arrestuar shqiptarin, me precedent penal, rezident në Novellara, prej nga u largua menjëherë pas vrasjes, fillimisht në Shqipëri e më pas në Gjermani, për t’u vendosur përfundimisht në qytetin holandez Ter Apel. Aty u prangos në zbatim të mandat-arrestit evropian me akuzën e vrasjes me dashje dhe mbajtjes së paligjshme të armëve, lëshuar nga gjykata e Veronës.

Në të njëjtën ditë është arrestuar edhe një tjetër shqiptar, Albert Xibraku, 43 vjeç, rezident në Marmirolo, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe mbajtje të paligjshme armësh. Ai tentoi të vriste Nuredinin me një pistoletë që ia kishte dhënë Ervin Karafili.

Sipas hetuesve, atë ditë ndodhi një sherr midis Karafilit e Xibrakut nga njëra anë dhe Nuredinit nga tjetra, për shitjen e drogës. Karafili e Xibraku, me armët në duar, u konfrontuan me Nuredinin, i cili, gjithashtu i armatosur, shtiu e vraru Karafilin, ndërsa Xibraku iu përgjigj, por pa e goditur. Xibraku ndodhet në burgun e Mantovës, ndërsa Nuredini është në pritje të ekstradimit nga Holanda në Itali në ditët e ardhshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ervin karafili krimi në isola rizza mirion nuredini ervin karafili krimi në isola rizza mirion nuredini

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2021, 11:39

Lajmi se një e mitur është përdhunuar në grup nga 5 persona në Mirditë, tronditi dje opinionin publik. Babai i vajzës, në një lidhje telefonike për “Shqipëria l...