Aktualitet

Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Lipjan, Gjykata e Prishtinës lë në paraburgim për 30 ditë të arrestuarit 

19 Maj 2021, 15:57 Nga DOSJA
Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Lipjan, Gjykata e Prishtinës

KOSOVË- Gjykata e Prishtinës ka lënë në paraburgim për 30 ditë 7 personat që u arrestuan për kokainën  e kapur para dy ditësh në Lipjan. Telegrafi shkruan se lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Miranda Gashi.  

Ndërkohë që mbrojtja e shtatë personave të arrestuar i ka konsideruar si të pabaza provat e Prokurorisë mbi arrestimin e Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit.

Shtatë personat e arrestuar po dyshohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Droga u sekuestruara mesditën e  para dy ditëve në komunën e Lipjanit, ku edhe kishte mbërritur prej gati 2 javësh.Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, duke shtuar se biznesi nuk kishte mjete. 400 kg kokainë u ndoqën nga DEA dhe u lanë të kalonin me urdhërin e tyre, por askush nuk u paraqit të tërhiqte kokainën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bajram maliqi enver belegu faton vrajolli fehmi bytyqi izet sheqiri kadri ibrahimi kadri sheqiri kapet 400 kg kokaine ne kosove miranda gashi bajram maliqi enver belegu faton vrajolli fehmi bytyqi izet sheqiri kadri ibrahimi kadri sheqiri kapet 400 kg kokaine ne kosove miranda gashi

Sondazh

Poll