Aktualitet

Sërish ulje rastesh! MSH: Shënohen dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri dhe 24 raste të reja

19 Maj 2021, 15:22 Nga DOSJA
Sërish ulje rastesh! MSH: Shënohen dy viktima nga COVID-19 në

TIRANË– Dy të  vdekur dhe 24 raste të reja, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë për 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç. Nga 3051 testime të kryera vetëm qytetarë kanë rezultuar 24 pozitivë, ndërsa janë shëruar 835 të tjerë. Ndërsa në spitalet COVID po trajtohen po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjares.

Statistika (19 Maj 2021)
Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 835
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,051

Testime totale 685,616
Raste pozitive 132,095
Raste të shëruara 127,240
Raste Aktive 2,417
Humbje jete 2,438

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1821
Korçë 136
Shkodër 108
Vlorë 58
Lezhë 55
Fier 53
Gjirokastër 52
Elbasan 47
Berat 41
Durrës 26
Kukës 16
Dibër 4

(f.m;kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll