Aktualitet

Zero grante rindërtimi pas zgjedhjeve në Durrës, dëshmi për masakrën elektorale

19 Maj 2021, 15:40 Nga DOSJA
Zero grante rindërtimi pas zgjedhjeve në Durrës, dëshmi

DURRËS– Procesi i rindërtimit dhe shpërndarja e granteve në qytetin e Durrësit ka ndaluar pas procesit të zgjedhjeve të 25 prillit. Pagesa e fundit, e kryer nga administrata e Emirjana Sakos për qytetarët e dëmtuar daton në 23 Prill 2021, pra vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Ndërkohë, prej 26 Prillit e deri në verifikimin e fundit, në datën 19 Maj 2021, Bashkia e Durrësit nuk ka kryer asnjë transaksion në zërin ‘grante për rindërtimin e banesave’.

Bashkia e Durrësit hodhi poshtë qëndrimet e opozitës, e cila akuzoi administratën e Emirjana Sakos se shpërndau miliona euro grante rindërtimi para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit, me qëllim tjetërsimin e votës së shqiptarëve.

Sipas institucionit lokal, gjithçka ishte një punë në vijim për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Por, justifikimi i pushtetin lokal rrëzohet lehtësisht, nëpërmjet verifikimit të informacioneve zyrtare mbi shpenzimin e financave publike, të kryera para dhe pas ditës së zgjedhjeve.

‘Syri TV’ konsultoi të dhënat e transaksioneve të Thesarit të Shtetit në portalin e specializuar ‘spendingdata.al’.

Nga analizimi i tyre, rezulton se Bashkia e Durrësit, për thuajse një muaj pas zgjedhjeve, nuk u ka shpërndarë asnjë qindarkë qytetarëve për ‘Rindërtimin’ e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Pagesa e fundit, e kryer nga administrata e Emirjana Sakos për qytetarët e dëmtuar daton në 23 Prill 2021, pra vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Ndërkohë, prej 26 Prillit e deri në verifikimin e fundit, në datën 19 Maj 2021, Bashkia e Durrësit nuk ka kryer asnjë transaksion në zërin ‘grante për rindërtimin e banesave’.

Kjo situatë ndryshon katërcipërisht me periudhën parazgjedhore.

Vetëm në 4 ditët e fundit të fushatës elektorale, Bashkia e Durrësit ka shpërndarë plot 5 miliardë lekë për banorët e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, duke shënuar një prej masakrave më të rënda zgjedhore në procesin e 25 Prillit.

Emirjana Sako, pasuese e Vangjush Dakos në krye të Bashkisë së Durrësit ka nënshkruar nga data 20 deri në 24 Prill mbi 70 transaksione financiare, nëpërmjet të cilave përfituan grante rikonstruksioni disa mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i rreth 18 muajve më parë.

Gjithçka duket si një skemë e ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe e zbatuar nga ‘Rilindja’ në nivelin lokal, për të joshur qytetarët që të votonin kandidatët e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.

Shumë familje durrsake pësuan dëmtime të rënda në banesat e tyre, pas tërmetit të Nëntorit të dy viteve më parë.

Qeveria ‘Rama’ vonoi qëllimisht ndihmën financiare për ata, duke e shtyrë në kohë shpërndarjen e grantit për rikonstruksionin.

Fondi për Bashkinë e Durrësit u çlirua vetëm në fillim të vitit 2021, moment që përkonte saktësisht me fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit.

Të dhënat zyrtare nga Thesari i Shtetit dëshmojnë se procesi i shpërndarjes së granteve në favor të qytetarëve për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara ka nisur në Mars 2021, nëpërmjet disa pagesa sporadike në vlerë rreth disa qindra mijëra lekë.

Ndërsa, duke u afruar data e zgjedhjeve, kur i gjithë vendi u përfshi në fushatën e ethshme elektorale, Bashkia e Durrësit aplikoi skemën e ekspansionit financiar.

Gjatë muajit Prill 2021, Bashkia e Durrësit ka shpërndarë plot 8 miliardë lekë për qindra familje.

Marrë nga Syri.net

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e durresit fondi i rindertimit rinderitmi ne durres bashkia e durresit fondi i rindertimit rinderitmi ne durres

Sondazh

Poll