Aktualitet

Nën hetim për vrasjen e prindërve të tij, ekstradohet nga Zvicra drejt Italisë Taulant Pasho

19 Maj 2021, 15:15 Nga DOSJA
Nën hetim për vrasjen e prindërve të tij, ekstradohet nga

ITALI– Taulant Pasho, djali i Shpëtim dhe Teuta Pashos që u gjetën të copëtuar në katër valixhe dhjetorin e kaluar, pritet të ekstradohet nga Zvicra drejt Italisë, për të vuajtur dënimin në burgun e Komos, me kërkesë të Prokurorisë së Firences.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat shkruajnë se arsyet e kërkesës për ekstradim nga prokuroria, nuk lidhen me hetimet për vrasjen e prindërve të tij, por me përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Ai u kap në Firence me 6 kg hashash të cilat i kishte fshehur në bagazhin e makinës. Dënimin ai e mori në 19 dhjetor të 2019-tës, ndërsa hetimet e mëtejshme do të bëhen në Itali.

Përveç lidhjeve me drogën, në Itali Taulant Pasho është nën hetim për vdekjen e prindërve, Shpëtim dhe Tauta Pasho. Kthimi i 33-vjeçarit në Itali është një pikë kthese për hetimin në të cilin gjyqtarët janë në kërkim të provave dhe ADN-së. Së bashku me të, nën hetim ështe edhe ish-e dashura e tij,  Elona Kalesha e cila aktualisht është burgosur në Sollicciano, si dhe vëllai i saj i vogël Denis Kalesha. 

Ditën e sotme, 36-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha, e cila është arrestuar që nga dhjetori në Sollicciano për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve është lënë në burg nga gjyqtari Angelo Pezzuti.

Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elona kalesha taulant pasho vrasja e cifti pasho elona kalesha taulant pasho vrasja e cifti pasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2021, 11:39

Lajmi se një e mitur është përdhunuar në grup nga 5 persona në Mirditë, tronditi dje opinionin publik. Babai i vajzës, në një lidhje telefonike për “Shqipëria l...