Aktualitet

Konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit dhe i Emigracionit, Vathi: E kam deklaruar ndërrimin e mbiemrit

19 Maj 2021, 14:00 Nga DOSJA
Konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit dhe i Emigracionit, Vathi: E

TIRANË– Drejtori i kufirit dhe emigracionit në Vlorë, Luigj Vathi është konfirmuar në detyrë. Pas shqyrtimit, komisioni nuk konstatoi shkelje në 3 kriterat e vlerësimit, ndërsa gjatë seancës dëgjimore u pyet për një apartament që ende nuk e ka në pronësi, ndryshimin e gradave dhe ndryshimin e mbiemrit nga Vathaj në Vathi.

Sipas Faxweb, ai ka sqaruar gjatë mbledhjes se përmendja e mbiemrit ka qenë një neglizhencë. Po ashtu, ai ka deklaruar se banesa nuk ka pasur një status dhe në ato vite nuk u lidh dot kontrata.

Dua të sqaroj, ka qenë vetëm një neglizhencë përmendja e mbiemrit. E kam deklaruar tek dokumentat e vettingut, ndërsa tek formulari i dekriminalizimit ka mbetur për neglizhencë ndryshimin e mbiemrit nuk e kam bërë vetëm unë por gjithë familja.

 Banesa nuk ka pasur status, në trazirat e ’97 ne kishim marrëdhënie të mira me të gjitha institucionet, jemi vendosur në ato pallate më shumë për siguri fizike. Por problemi ishte se nuk na lidhën kontratat në ato vite. Të paktën nga RENEA kanë qenë 15 veta që u vendosën në atë zonë në ato vite. Kemi patur përpjekje për ta regjistruat por nuk u bë. Erdhi një moment kur hapëm gjyq. Nëse do të na japin dokumebtin ne tërhiqemi nga gjykimi”,  është shprehur Vathi.

Lidhur me uljen tre herë në gradë, Vathi tha se procesi është me konkurim.

“Procesi është me konkurim. Brenda dy vitesh pas dorëheqjes nga grada, duhet ta rimerrja por ligji ndryshoi. Mund të mos kem qenë dakord plotësisht, por e kam zgjadhur për shkak se një nga opsionet ishte tërheqja pasi kishte mbingarkesë. Në 2013 për shkurtime të fuknsioneve organike isha i detyruar të pranoja urdhërin.”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet luigj vathi luigj vathi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2021, 11:39

Lajmi se një e mitur është përdhunuar në grup nga 5 persona në Mirditë, tronditi dje opinionin publik. Babai i vajzës, në një lidhje telefonike për “Shqipëria l...