Politike

’16 shkurt’, Balla ‘zbulon’ arsyen e protestës së opozitës: Po ngrihet SPAK, hallin e Lulit nuk e zgjidhim dot

15 Shkurt 2019, 16:31 Nga DOSJA
’16 shkurt’, Balla ‘zbulon’ arsyen e protestës

ELBASAN- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me strukturat e FRESSH-it në Elbasan. 

Gjatë komunikimit me të rinjtë socialistë, Balla u ndal edhe tek protesta e paralajmëruar nga opozita ditën e nesërme për të cilën u shpreh se po ndodh për shkak të ngritjes së Prokurorisë Speciale Antikorrupsion.

 “Duhet t’ua kujtojmë të gjithë njerëzve se arsyeja përse Partia Demokratike del në proteste është pikë së pari, sepse SPAK po ngrihet. Po ashtu, Luli ka edhe një hall tjetër. Protestën po e bën për shkak të halleve që ka brenda partisë së vet. Ju e keni parë si vajti puna me Presidentin e Republikës para pak javësh ku presidenti doli hapur jo si President i Republikës, por si një kryetar alternativ i opozitës. Ne me Lulin jemi të gatshëm të komunikojmë për çështjet e rëndësishme të vendit sikurse është Reforma Zgjedhore, sikurse është rruga europiane e Shqipërisë. Luli ka hallin e vet. Ne hallin e Lulit nuk e zgjidhim dot”, përfundoi Balla fjalën e tij.

Ditën e nesërme Partia Demokratike dhe aleatët do të protestojnë para kryeministrisë nga ku edhe do të kërkojnë një qeveri teknike për të zhvilluar më pas zgjedhje të parakohëshme qendrore bashkë me ato lokale të vendosura për t’u zhvilluar në qershor.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fressh protesta e opozites ps spak taulant balla fressh protesta e opozites ps spak taulant balla

Sondazh

Poll