Sport

Olsi Rama dhe klubi i Laçit e pësojnë nga Komisioni i Disiplinës, ja vendimi që është dhënë

19 Maj 2021, 17:18 Nga DOSJA
Olsi Rama dhe klubi i Laçit e pësojnë nga Komisioni i

TIRANË-Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së është mbledhur ditën e sotme për të bërë të ditur paralajmërimet në lidhje me klubet por edhe individët. Në shënjestër ishin Laçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

Dënimet më të rënda janë dhënë te moshat dhe femrat, teksa ka ndeshje të vendosura në tavolinë. Bie në sy edhe përjashtimi i Orikut U19 dhe falja e trajnerit Bledar Sinella, të Tomorit në Kategorinë e Parë.

 VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINES DHE ETIKËS  

KF Laçi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i FK Partizani, Olsi Rama, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lushnja Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër Apolonia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

JA Tirana U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi B, kundër Durrësi 04 U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Oriku U-19, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër FC Lushnja U-19, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe i zbriten 6 pikë në sezonin pasardhës.

FK Tomori U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër KF Egnatia U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport komisioni i disiplines laçi olsi rama komisioni i disiplines laçi olsi rama

Sondazh

Poll

Sport 19 Maj 2021, 10:31

GJERMANI-Pasi humbi Botërorin e Brazil 2014, Euro 2016 dhe Botërorin e Rusisë, Marco Reus ka deklaruar se nuk do të jetë as në Euro 2020. Një vendim i tillë ësh...

Sport 19 Maj 2021, 09:41

JAPONI-“IOC është plotësisht e angazhuar për të organizuar lojërat në një mënyrë të sigurt për të gjithë dhe për të siguruar që populli japonez të jetë i sigurt...