Sport

19 Maj 2021, 10:31 Nga DOSJA

GJERMANI-Pasi humbi Botërorin e Brazil 2014, Euro 2016 dhe Botërorin e Rusisë, Marco Reus ka deklaruar se nuk do të jetë as në Euro 2020. Një vendim i tillë është marrë nga vetë futbollisti i Borussia Dortmund dhe këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale. “Pas një sezoni të komplikuar, të lodhshëm por edhe të suksesshëm, bashkë me trajnerin Joachim Low vendosëm që të mos bëhesha pjesë e skuadrës së europianit.

Ishte një vendim shumë i vështirë për mua sepse jam përherë shumë krenar për fanellën e vendit tim. Pas një viti shumë të lodhshëm ku arrita objektivat edhe me Borussian e Dortmundit, vendosa t’i jap trupit tim kohë për t’u rikuperuar. Do të përfitoj nga pushimi për të nisur një sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. I uroj Jogit dhe skuadrës tonë më të mirën në Euro 2020.

Do ta mbështes si tifoz dhe do të kryqëzoj gishtat për ta”, thekson Reus. 31-vjeçari ka pësuar disa dëmtime të rënda që kanë shënjuar karrierën e tij gjatë viteve të fundit dhe frika se mos ndoshta pëson një tjetër dëmtim ende ekziston tek futbollisti gjerman.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia dortmund gjermania marco reus borussia dortmund gjermania marco reus

Sondazh

Poll

Sport 19 Maj 2021, 09:41

JAPONI-“IOC është plotësisht e angazhuar për të organizuar lojërat në një mënyrë të sigurt për të gjithë dhe për të siguruar që populli japonez të jetë i sigurt...