Sport

Nuk ka rinovuar ende me Milanin, ylli i Serisë A mund të përfundojë në Katar: I ofrojnë 32 milion euro

19 Maj 2021, 17:06 Nga DOSJA
Nuk ka rinovuar ende me Milanin, ylli i Serisë A mund të

MILANO-Në horizont është ndeshja e fundit e Serie A, sfida vendimtare për kualifikimin në Champions League në fushën e Atalanta-s.Mund të jetë gjithashtu e fundit me fanelën kuqezi për Hakan Calhanoglu. Mesfushorit turk, të cilit i ka skaduar kontrata e tij, ka marrë një ofertë shumë të rëndësishme nga Al-Duhail, një klub me bazë në Katar me qendër në Doha, në të cilin luan edhe ish-mbrojtësi i Romës dhe Juventusit, Medhi Benatia.

Calhanoglu dhe Milan kanë negociuar rinovimin e kontratës për disa muaj, por pa arritur në një marrëveshje. Futbollisti turk, i cili aktualisht fiton 2.5 milion euro, po kërkon një pagë më të lartë: të paktën 5 milion është kërkesa (pa bonus), kundrejt 4 të ofruara nga klubi kuqezi. Oferta nga Katari nga pikëpamja ekonomike kënaq lojtarin, në tryezë janë 32 milion euro në tre vjet (8 milion në vit, dhe 8 milion euro të tjerë në kohën e nënshkrimit).

Një ofertë monstruoze, por edhe një zvogëlim teknik që në moshën gati 28 vjeç është e vështirë të imagjinohet.Sidoqoftë, bisedimet midis klubit të Katarit dhe agjentit të Calhanoglu janë duke u zhvilluar dhe palët kanë caktuar tashmë një takim për javën e ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport calhanoglu milan calhanoglu milan

Sondazh

Poll

Sport 19 Maj 2021, 10:31

GJERMANI-Pasi humbi Botërorin e Brazil 2014, Euro 2016 dhe Botërorin e Rusisë, Marco Reus ka deklaruar se nuk do të jetë as në Euro 2020. Një vendim i tillë ësh...

Sport 19 Maj 2021, 09:41

JAPONI-“IOC është plotësisht e angazhuar për të organizuar lojërat në një mënyrë të sigurt për të gjithë dhe për të siguruar që populli japonez të jetë i sigurt...