Sport

“Pata sulm në zemër kur pashë skedinën”, shitësi i lodrave të seksit pret vetëm titullin e Atletico Madrid për shifr

19 Maj 2021, 11:16 Nga DOSJA
“Pata sulm në zemër kur pashë skedinën”,

ANGLI-Një bastexhi me fat po shpreson të pasurohet me mbylljen e sezonit futbollistik. Një shitës i lodrave seksi, i quajtur Carl Edwards nuk u besoi syve kur nxori nga sirtarët skedinat që kishte vendosur ku përfshinte fituesit e të gjitha divizioneve angleze përfshirë dhe atë të La Liga-s. Deri më tani, ai ka parashikuar saktë Manchester City, Norwich, Hull dhe Cheltenham si kampionë të ligave përkatëse.59-vjeçari ka vendosur 50 cent dhe në rast se Atletico Madrid shpallet kampion këtë fundjavë, atëherë bileta fituese do të shkonte në 12,500 £.

Carl, banor i Birminghamit në Angli, i cili zotëron këtë kupon basti, tha: “Jam i shkatërruar mendërisht për momentin. Pothuajse pata sulm në zemër kur Barcelona humbi një gol në minutën e fundit, ndeshjen e kaluar. Kurrë nuk kam fituar një bast si ky në jetën time. Të mendoj se mund të fitoj 12.500 £ nga 50 cent është e mahnitshme.

Sidomos pas vitit bllokim prej pandemisë kam kaq shumë nevojë për këto para. Nuk kam qenë në gjendje të punoj për gati një vit. Mendoj se i gjithë Handsëorth po mbështet Atletico Madridin, jam i kënaqur që ndeshja e fundit do të luhet kur pub-et të hapen. Do të jetë festa e vitit me armët e mia nëse fitoj”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid carl edwards atletico madrid carl edwards

Sondazh

Poll

Sport 19 Maj 2021, 10:31

GJERMANI-Pasi humbi Botërorin e Brazil 2014, Euro 2016 dhe Botërorin e Rusisë, Marco Reus ka deklaruar se nuk do të jetë as në Euro 2020. Një vendim i tillë ësh...

Sport 19 Maj 2021, 09:41

JAPONI-“IOC është plotësisht e angazhuar për të organizuar lojërat në një mënyrë të sigurt për të gjithë dhe për të siguruar që populli japonez të jetë i sigurt...