Sport

Dy futbollistët e Manchester United u solidarizuan me Palestinën, futbollisti izraelit reagon ashpër në rrjetet sociale: Fal

19 Maj 2021, 10:09 Nga DOSJA
Dy futbollistët e Manchester United u solidarizuan me Palestinën,

ANGLI-Një sfidë pa interes sportiv ishte ajo mes Manchester United dhe Fulham, me të parët që kanë siguruar një vend në zonën Champions dhe miqtë që sezonin e ardhshëm do të garojnë sërish në Championship. Takimi përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa në fund të takimit dy futbollistët e Manchester United, Paul Pogba dhe Amad Diallo mbanin një flamur të Palestinës duke bërë paradën e nderit në stadiumin “Old Trafford”.

Imazhe të tilla nuk i kanë pëlqyer futbollistit Eran Zahavi që aktivizohet me PSV në Holandë. Izraeliti mbuloi flamurin e Palestinës dhe e zëvendësoi me atë të Izraelit duke e postuar në Instagram me mesazhin: “Faleminderit për mbështetjen tuaj”. Të njëjtën gjë sulmuesi e bëri edhe me dy futbollsitët e Leicester City-t, Wesley Fofana dhe Hamza Choudhury të cilët pas suksesit të FA Cup mbanin flamurin e Palestinës në shenjë solidariteti.

 

Shout out to these fans for giving Pogba the Palestine flag ?? #FreePalestine pic.twitter.com/5bZbK9pQxy

— Bench10Warmer (@bench10warmer) May 18, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport izrael manchester united pogba psv zahavi izrael manchester united pogba psv zahavi

Sondazh

Poll

Sport 19 Maj 2021, 09:41

JAPONI-“IOC është plotësisht e angazhuar për të organizuar lojërat në një mënyrë të sigurt për të gjithë dhe për të siguruar që populli japonez të jetë i sigurt...