Sport

“Amnistohet” Benzema, rikthehet në kombëtare

19 Maj 2021, 11:32 Nga DOSJA
“Amnistohet” Benzema, rikthehet në kombëtare

FRANCE – Trajneri i skuadrës kampione të botës, Didier Deschamps vendosi që të shkruajë në listën provizore të skuadrës për Euro 2020, edhe emrin e sulmuesit të Realit të Madridit. Karim Benzema nuk grumbullohej në përfaqësuesen franceze që nga viti 2015 kur shpërtheu skandali Valbuena, ndaj të cilit u bë shantazh për një video erotike të tij dhe ku u përfshi edhe pikërisht Benzema. Trajneri Deschamps në një intervistë për TF1 tha se e injoroi çështjen personale të Benzema .
“As unë e as Benzema nuk kemi aftësinë për të ndryshuar gjërat. Ato që kanë më shumë rëndësi janë e sotmja dhe e nesërmja, kështu që në marrjen e këtij vendimi u bënë hapa të rëndësishëm. Një prej këtyre hapave ishte takimi me të. Folëm gjatë dhe pas kësaj unë reflektova shumë kohë sigurisht rreth shumë gjërave deri sa mora këtë mendim”, u shpreh Didier Deschamps.
Karim Benzema që ka shënuar 27 gola në 81 ndeshje me Francën, këtë sezon me Realin e Madridit është shfaqur në një formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi francez deri tani ka shënuar 29 gola për Realin e Madridit duke e kaluar kuotën e 20 golave sezonalë në 3 vitet e fundit, që pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Los Blancos në vitin 2018.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 19 Maj 2021, 10:31

GJERMANI-Pasi humbi Botërorin e Brazil 2014, Euro 2016 dhe Botërorin e Rusisë, Marco Reus ka deklaruar se nuk do të jetë as në Euro 2020. Një vendim i tillë ësh...

Sport 19 Maj 2021, 09:41

JAPONI-“IOC është plotësisht e angazhuar për të organizuar lojërat në një mënyrë të sigurt për të gjithë dhe për të siguruar që populli japonez të jetë i sigurt...