Sport

Humbën titullin kampion, i djegin makinat dhe shtëpinë me molotov drejtorit të klubit

19 Maj 2021, 11:44 Nga DOSJA

SKOCI – Mediat britanike raportojnë se persona të paidentifikuar me një makinë në lëvizje kishin hedhur moloyov në makinat e shefit ekzekutiv të Celci, Peter Lawwell.
Makinat pranë shtëpisë u mbuluan nga flakët, të cilat më pas u shpërndan edhe tek shtëpia. Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin dhe për të shpëtuar shefin e Celtic bashkë me familjen – që shpëtuan pa lëndime nga ky sulm dhe u larguan në një vend të sigurt nga policia.

Policia i ka nisur hetimet ndaj këtij rasti. Lawwell kishte konfirmuar në janar se do të pensionohej në fund të qershorit, pas 17 vjetëve në Celtic.
Për herë të parë që prej vitit 2011, këtë sezon Celtic dështoi ta fitojë titullin në ligë, pasi rivali i hidhur, Rangers, triumfuan duke e lënë Celticun 25 pikë mbrapa në tabelë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 19 Maj 2021, 10:31

GJERMANI-Pasi humbi Botërorin e Brazil 2014, Euro 2016 dhe Botërorin e Rusisë, Marco Reus ka deklaruar se nuk do të jetë as në Euro 2020. Një vendim i tillë ësh...

Sport 19 Maj 2021, 09:41

JAPONI-“IOC është plotësisht e angazhuar për të organizuar lojërat në një mënyrë të sigurt për të gjithë dhe për të siguruar që populli japonez të jetë i sigurt...