Bota

Pas ngacmimit seksual të 7-vjeçares në Kosovë, nisin protestat sensibilizuese në Prishtinë: Du me msu jo me m’ngacmu

19 Maj 2021, 15:54 Nga DOSJA
Pas ngacmimit seksual të 7-vjeçares në Kosovë, nisin

KOSOVË-Një protestë simbolike është mbajtur ditën e sotme në Prishtinë nga nxënësit e shkollave të kryeqytetit në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kjo protestë e tyre është me qëllim sensibilizimin pas rastit të sulmit seksual i cili bëri bujë, ku një vajzë e mitur rreth moshës 7-vjeçare shihej duke ngacmuar seksualisht, ndërsa një tjetër nxënës e mbante vajzën.

Nxënësit e shkollave mbajnë në duar pankarta ku shkruajnë mësazhe të ndryshme sensibilizuese, ndër to: “Du me msu jo me m’ngacmu’, “Edukoje djalin”.Rasti ka ngjallur reagime të shumta edhe kundrejt drejtoreshës së shkollës “Faik Konica”, Jehona Oruqi, për të cilën u raportua se ka qenë në dijeni të ngjarjes.

Për sulmin seksual ka reaguar edhe Kryetari Bashkis i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se deri më tani dihet se rasti ka ndodhur jashtë objektit shkollor.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora protesta ne kosove protesta per perdhunimin e 6-vjecares ne kosove protesta ne kosove protesta per perdhunimin e 6-vjecares ne kosove

Sondazh

Poll