Bota

Lufta në Gaza, organizata “Save the Children”: Sulmet me raketa po na pengojnë të japim ndihmën tonë  

19 Maj 2021, 15:40 Nga DOSJA
Lufta në Gaza, organizata “Save the Children”: Sulmet me raketa

GAZA- Organizata “Save the Children” ka deklaruar se sukmet me raketa të Izraelit po i pengojnë ata dhe organizata të tjerë që të japin ndihmë dhe të vlerësojnë dëmet në Gaza. Aljazeera shkruan se zyrtari i komunikimit të “Save the Children”, Mazen Naim është shprehur se ata po bëjnë plane në mënyrë që të ndihmojnë njerëzit kur të ndodhë armëpushimi. Ai është shprehur se ata kanë në planë që të bëjnë një vlerëzim të të gjithë situatës së shkollave si dhe tu ofrojnë ndihmë psikologjike fëmijve.

“Ne përpilojmë plane dhe presim derisa të ndodhë armëpushimi në mënyrë që të jemi në gjendje të arrijmë tek njerëzit dhe të ofrojmë ndihmën dhe të bëjmë vlerësimin e shkollave. Hapi i parë është të bëjmë një vlerësim të dëmit dhe të mbledhim fonde për rindërtimin dhe rehabilitimin e shkollave, gjithçka që ka të bëjë me anën fizike në mënyrë që të rifillojë arsimin i cili do të jetë i shtrenjtë, rraskapitës dhe do të marrë shumë përpjekje nga donatorët ndërkombëtarë dhe organizata e ndihmës këtu në terren. Por ekziston edhe pjesa psikologjike, vetë fëmijët do të vuajnë nga trauma dhe çrregullimi i stresit post traumatik dhe çrregullime të ndryshme të tjera,” tha ai.

Lajmi Kryesor/10 ditë LUFTË! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon 220 viktima, në pak minuta hidhen 122 bomba në Gaza. Netanyahu jep SINJAL pozitiv për ndalimin e luftës

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine save the children lufta izrael-palestine save the children

Sondazh

Poll