Bota

Joe Biden promovon planin 174 miliardë dollarësh të makinave elektronike

19 Maj 2021, 15:13 Nga DOSJA
Joe Biden promovon planin 174 miliardë dollarësh të makinave

SHBA- Presidenti Joe Biden, ka vizituar një fabrikë të automjeteve elektrike Ford Motor në Michigan të martën për të shpallur planin e tij. Mediat e huaja shkruajnë se plani i tij prej 174 miliardë dollarësh për këto lloj automjetesh po bëhet në funksion të ndryshimit të klimës.

Plani gjithashtu do të fillojë tranzicionin e agjencive federale si Shërbimi Postar i ShBA në automjetet elektrike dhe krijimin e stimujve për prodhuesit për të krijuar automjete të përballueshme elektrike.

Që nga përurimi i tij, Biden ka theksuar inovacionin teknologjik dhe konkurrencën me kombet e tjera, veçanërisht Kinën, në teknologjinë e energjisë së gjelbër.

“Gjithnjë e më shumë, tregu global po zhvendoset në automjete elektrike ‘duke përdorur potencialin e EV-ve’ për të kursyer familjet mijëra dollarë, për të ulur ndotjen e karbonit dhe për ta bërë ajrin që thithim më të pastër”,- tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Megjithatë, pavarësisht nga adoptimi i teknologjisë, Shtetet e Bashkuara janë prapa në garën për të prodhuar këto automjete dhe bateritë që hyjnë në to.”

“Kur mendoj për krizën e klimës, mendoj për vendet e punës. Nëse veprojmë për të shpëtuar planetin, ne mund të krijojmë miliona vende pune, të gjenerojmë rritje të konsiderueshme ekonomike dhe të rrisim standardin e jetesës së njerëzve në të gjithë botën,“-tha Biden.

Kritikët theksuan pasojat e padëshiruara të tranzicionit, duke thënë se kjo do të dëmtojë më shumë amerikanët me të ardhura më të ulëta dhe se taksapaguesit do të paguajnë për të.

(f.i/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota plani për makinat elektronike presidenti joe biden plani për makinat elektronike presidenti joe biden

Sondazh

Poll