Bota

Silvio Berlusconi i sëmurë rëndë, pezullohet gjyqi me akuzat e korrupsionit ndaj dëshmitarëve të çështjes së prostituc

19 Maj 2021, 15:02 Nga DOSJA
Silvio Berlusconi i sëmurë rëndë, pezullohet gjyqi me akuzat

ITALI-Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi është i sëmurë rëndë dhe gjyqi i tij me akuzat e korrupsionit të dëshmitarëve ndaj çështjes së prostitucionit, duhet të pezullohet përkohësisht.

Në deklaratën e bërë nga prokurja Tiziana Siciliano, tha se ai vuan nga një sëmundje e rëndë të cilën mund ta verifikojnë çertifikatat mjekësore, ndërsa avokati i tij tha se ai po mbahet nën kujden mjekësor nga shtëpia, raportojnë mediat.

“Ne patjetër besojmë se Berlusconi është i sëmurë rëndë dhe vuan nga një sëmundje serioze. Kjo është ajo që tregojnë çertifikatat mjekësore dhe konsulencat,” tha ajo.

Ish kryeministri akuzohet se i ka dhënë ryshfet të dëshmitarëve për të heshtur në lidhje me çështjen e prostitucionit të mitur, që në vitin 2013.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota berlusconi i semure silvio berlusconi berlusconi i semure silvio berlusconi

Sondazh

Poll