Bota

Facebook mbyll faqen pro-Izraelit me 75 milion ndjekës, themeluesi i saj bën thirrje për ti’a rikthyer

19 Maj 2021, 13:21 Nga DOSJA
Facebook mbyll faqen pro-Izraelit me 75 milion ndjekës, themeluesi i saj

Facebook ka mbyllur faqe pro-Izraelit me mbi 75 milion ndjekës, në mes të konfliktit më të madh në rripin e Gazës ndër vite. Faqja, i cili u hap në 2002 dhe ishte faqja më e madhe e krishterë në Facebook, u mbyll nga platforma të premten.

Sipas New York Post, Mike Evans, themeluesi i faqes, tha se ekstremistët islamikë komentuan mbi 1 milion herë në postimet e tyre dhe më pas e mohuan diçka të tillë, duke i cilësuar komentet e tyre të padëshiruara.

Gjithashtu, themeluesi i faqes tha se i ka bërë thirrje Facebook për të rikthyer faqen e tyre. Ky është konflikti më i madh mes dy vendeve.  Zyrtarët mjekësorë të Gazës thanë se 219 persona kanë mbetur të vrarë që nga nisja e konflikteve me 10 maj.

Gati 450 ndërtesa në Gaza janë shkatërruar përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë qendra shëndetësore dhe më shumë se 52,000 Palestinezë janë larguar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota facebook mbyll faqen pro izraelit lufta izrael-palestine facebook mbyll faqen pro izraelit lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll