Bota

Le Maire kërkon armëpushim dhe diplomaci në luftën Izrael-Palestinë: Franca propozon nisma pozitive dhe armëpushim

19 Maj 2021, 14:10 Nga DOSJA
Le Maire kërkon armëpushim dhe diplomaci në luftën

FRANCË-Le Maire, Ministri i Financave bëri një reagim ditën e sotme ku tha se ka nevojë për armëpushim dhe se diplomacia nuk mund të bllokohet në këtë konflikt të gjatë.

Në deklaratën që bëri për Al Jazeera ai tha se Franca bashkë me Egjiptin dhe Jordaninë kanë propozuar iniciativën që kjo luftë mund të zgjidhet me anë të veprimeve diplomatike dhe mendojnë se rruga më pozitive për të zgjidhur konfliktin është përmes armëpushimit dhe paqes.

Ai i tha Al Jazeera nga Parisi: “Unë mendoj se Presidenti Emmanuel Macron ka qenë shumë i qartë, diplomacia nuk mund të bllokohet në këtë konflikt të gjatë. Ka nevojë për një armëpushim, ka nevojë për veprim diplomatik dhe kjo është arsyeja pse Presidenti Macron ka propozuar këtë iniciativë me Egjiptin dhe Jordaninë. Unë mendoj se këto janë nisma shumë pozitive, dhe përsëri mendoj se kudo në botë, të gjithë po presin një armëpushim dhe kjo është pikërisht rruga që është propozuar nga Franca dhe nga Presidenti Macron.”

Lajmi Kryesor/10 ditë LUFTË! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon 220 viktima, në pak minuta hidhen 122 bomba në Gaza. Netanyahu jep SINJAL pozitiv për ndalimin e luftës

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota le maire lufta izrael-palestine le maire lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll