Bota

Tragjedia në Greqi, hetimet për vrasjen e Karolinës zhvendosën në Kretë, bashkëshorti i saj: Policia ka informacione dhe

19 Maj 2021, 15:22 Nga DOSJA
Tragjedia në Greqi, hetimet për vrasjen e Karolinës

GREQI- Hetimet për grabitësit dhe vrasësit e 20-vjeçares nga Anglia në Greqi, Karolinës janë zhvendosur në ishullin e Kretës. Newsbomb.gr shkruan se hetimet e Policisë Greke vazhdojnë me një ritëm intensiv për të gjetur autorët e vrasjes brutale të nënës 20-vjeçare, në Glyka Nera. Autoritetet janë përfshirë në hetimin e një rrjeti të gjerë informacioni brenda burgjeve.

Sipas informacionit, burgjet e Alikarnassos dhe burgjet e tjera në vend u është kërkuar një listë e të burgosurve të liruar të vitit të kaluar, të cilët janë burgosur për krime të ngjashme, të tilla si grabitje dhe vrasje. Të njëjtat burime informacioni deklarojnë se, në të njëjtën kohë policia greke po përpiqet të gjejë “informatorë” nëpër burgje pasi të gjitha bandat kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ndërkohë që bashkëshorti i Karolinës, Haralambos Anagnostopoulos gjatë një deklaratë që ka dhënë ka nënvizuar besimin e tij te policia si dhe ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen që u kanë dhënë. 

“Mbështetja që kam marrë në ditët e fundit është e pabesueshme. Unë e di se sa njerëzit duan të ndihmojnë. Ju faleminderit të gjithëve. Hetimi është duke vazhduar dhe unë jam i sigurt që oficerët e policisë kanë informacione dhe detaje në duart e tyre, të cilat, megjithatë, i trajtojnë me fshehtësinë e nevojshme,” tha ai. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi disa ditë më pare. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(I.A/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos karolina anagnostopoulos grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos karolina anagnostopoulos

Sondazh

Poll