Aktualitet

Bujar Leskaj rikthehet në krye të KLSH-së, heq dorë nga delegimi i kompetencave (VENDIMI)

21 Maj 2019, 14:46 Nga DOSJA
Bujar Leskaj rikthehet në krye të KLSH-së, heq dorë nga

Bujar Leskaj është rithyer në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe ka firmosur sot për të hequr dorë nga delegimi i komeptencave, tek zëvendëskryetarja e KLSH-së, Lindita Lati Milo.

Leskaj thekson se do të qëndrojë në këtë post deri në zevendësimin e tij, për të garantuar vijueshmërinë e punës.

Në vendimin e firmosur nga Leskaj shihet se vetë Milo është tërhequr nga  ushtrimi i kompetencave të kryetarit për arsye personale.

Vendimi

Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;

Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.

VENDOSA:

Kreut të KLSH-së i mbaroi mandati më 23 dhjetor 2018 dhe “Dosja.al” siguroi dokumentin ku shihej se Leskaj ja kishte deleguar kompetencat e tij, zv/kryetares Lindita Lati.

Duke qenë se ligji e përcakton saktë se “Pas përfundimit të mandatit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas përcaktimit të nenit 19 të këtij ligji, ky i fundit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri,”, Leskaj mesa duket është tërhequr nga ky vendim, duke u rikthyer në detyrë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar leskaj keshilli i larte i shtetit kreu i klsh lindita lati bujar leskaj keshilli i larte i shtetit kreu i klsh lindita lati

Sondazh

Poll