Aktualitet

I ulur në stolin e një lulishte shiste doza heroine, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

21 Maj 2019, 12:16 Nga DOSJA
I ulur në stolin e një lulishte shiste doza heroine, arrestohet

Tiranë-  Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 36-vjeçar me inicialet I.A pasi shpërndante doza heroine nëpër kryeqytet.

Sipas policisë, në rrugën “Njazi Demi” Tiranë në stolat e një lulishteje, në orët e vona të mbrëmjes, nga forcat “Shqiponja ” u kap dhe u arrestua në flagrancë i riu me katër doza heroinë.

Po kështu nga policia është arrestuar  S.SH. 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për shitje droge. Në bashkëpunim me dy të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë më datë 01.12.2018, ai shpërndante lëndë narkotike kanabis (355 gr) në rrugën “Bego Hoxha”, por në momentin e ndërhyrjes u arratis, ndërsa dy të tjerët u prangosën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në tiranë shpërndanin droge arrestohen dy persona në tiranë shpërndanin droge

Sondazh

Poll