Aktualitet

Lëvizje në prokuroritë e rretheve, kush janë emrat e rinj që zëvendësojnë të shkarkuarit

21 Maj 2019, 11:50 Nga DOSJA
Lëvizje në prokuroritë e rretheve, kush janë emrat e rinj

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar me 11 vota pro emrin e prokuorit Julian Cafka për caktimin e përkohshëm të tij në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Në mbledhje e sotme të KLP është vendosur që Cafka të caktohet si drejtues i Prokurorisë, pas shkarkimit në datën 16 maj nga KPK të Arben Pashos. Cafka sipas ligjit do të jetë i caktuar në këtë detyrë për 3 muaj.

Po ashtu me 11 vota pro është miratuar dhe projekt-akti për shtyrjen e afatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, përkatësisht nga data 22.05.2019 deri në 22.08.2019.

KLP ka miratuar dhe caktimin e prokurores Irena Çunoti, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë të ushtrojë funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë dhe caktimin e prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Gjykatës së Apelit Korçë të ushtrojë funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykates së Apelit Korçë.

Një tjetër vendim që ka marrë KLP sot është dhe caktimi i Denisa Haskos në Prokurorinë e Tiranës. Në ndryshim nga vendimet e tjera, 5 anëtare të KLP kanë votuar kundër. Kujtojmë se  deri në datën 15 maj 2019, Hasko ka qenë e komanduar pranë ministrisë së Drejtësisë dhe pas këtij vendimi do të rikthehet në sistemin e Prokurorisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani irena çunoti julian cafka klp levizjet ne prokurori rozeta qirjaqi altin dumani irena çunoti julian cafka klp levizjet ne prokurori rozeta qirjaqi

Sondazh

Poll