Aktualitet

Kultivonin hashash brenda banesës, shkatërrohet laboratori i drogës në Holandë, arrestohet shqiptari

21 Maj 2019, 11:13 Nga DOSJA
Kultivonin hashash brenda banesës, shkatërrohet laboratori i

Holandë- Në sajë të operacionit “Shqipëria” nga policia holandeze është sekuestruar një sasi kanabisi dhe është arrestuar 1 shqiptar 34-vjeçar. Të arrestuarit e tjerë janë dy burra 40-vjeçarë me prejardhje marokene dhe një grua 36-vjeçare.

Operacioni i koduar “Shqipëria”  kishte si qëllim shkatërrimin e bandës së shqiptarëve në këtë shtet e cila merrej me trafikimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike.

 ‘Hetimi penal ka treguar se kryesisht njerëz me prejardhje shqiptare janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit’- u shpreh në një deklaratë Policia Holandeze.

Nga operacioni i zhvilluar në zonat Sittard dhe Geleen, Policia ka zbuluar edhe laboratorin e drogës brenda një banese, aty ku rritej edhe hashashi.

Sipas mediave holandeze një kompani në Groenstraat në Geleen, u ka paguar qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi kishte qendra në këto shtete.

Burimi: limburg

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arestohet shqiptari 34-vjeç banda e shqiptarëve në holandë shkatërrohet laboratori i drogës në holandë arestohet shqiptari 34-vjeç banda e shqiptarëve në holandë shkatërrohet laboratori i drogës në holandë

Sondazh

Poll